• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home RAJON

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro, reagojnë nga AAK

August 28, 2024
in BALLINA, EKONOMI, LAJME, POLITIKË, RAJON
Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro, reagojnë nga AAK

Image by kstudio on Freepik

Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës mori vendim gjatë një mbledhjeje, të mërkurën, ta rrisë pagën minimale në vend në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave, transmeton REL.

Kjo rritje u bë vetëm disa ditë pasi hyri në fuqi Ligji për pagën minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.

Por, me vendimin e ri të Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, shkalla e re e pagës minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt, apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë.

Paga e re minimale do t’i prekë rreth 150.000 të punësuar, të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro, kryesisht në sektorin privat, sipas Kurtit dhe ministrit të Financave të Kosovës, Hekuran Murati.

Ndërkaq, Murati tha se vendimi për rritjen e pagës minimale do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

Deri në fuqizimin e Ligjit të ri, paga minimale në Kosovë ishte 130 euro për punëtorët nën 35 vjeç dhe 170 euro për punëtorët deri në 65 vjeç.

Haradinaj thotë së rritja minimale duhej të ishte 450 euro

Sipas Haradinaj nga partia opozitare, paga minimale duhet të jetë 450 euro, e me qeverinë e re thotë se duhet të jetë të paktën 500 euro.

“Paga minimale qysh sot duhet të jetë 450 euro, e që në ditën e parë të qeverisë së re, më së paku 500 euro, natyrisht duke shënuar rritje të përvitshme, në bazë të rritjes ekonomike e inflacionit dhe në këtë pagë minimale duhet të përfshihen të gjitha kategoritë e pensioneve. Vendet e rajonit, qysh moti e kanë kaluar pragun e pagës minimale prej 500 eurosh, ndërsa ky kryeministër, jo vetëm që është vonuar me rritje pagash për katër vjet, por edhe sot pagën minimale e konsideron ndihmë sociale”, ka thënë Haradinaj.

Tags: AAKKosovëKurtiPaga
Next Post
Sundimi i ligjit thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropjan: Ambasadori i BE në Tiranë takohet me ministrin e Brendshëm

Sundimi i ligjit thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropjan: Ambasadori i BE në Tiranë takohet me ministrin e Brendshëm

Vulinit nuk i lejohet të fluturojë mbi Bosnje dhe Hercegovinë

Vulinit nuk i lejohet të fluturojë mbi Bosnje dhe Hercegovinë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom