• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home RAJON

Raporti IOM: 66 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton në diasporë nga numri i përgjithshëm i banorëve aktual

August 27, 2024
in BALLINA, LAJME, POLITIKË, RAJON
Raporti IOM: 66 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton në diasporë nga numri i përgjithshëm i banorëve aktual
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria dhe Moldavia janë vendet më të goditura në Evropë nga niveli i lartë i emigracionit në raport me popullsinë, vuri në dukje Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin (IOM) në raportin global për vitin 2024.

Kryesisht, për shkak të mungesës së perspektivës së punësimit me paga dinjitoze, shumë njerëz janë larguar nga disa nën rajone të BE-së për të punuar në Evropën Perëndimore dhe Veriore.

“Vende të tilla si Shqipëria dhe Republika e Moldavisë janë disa nga më të goditurat; rreth 40% e fuqisë punëtore të Shqipërisë, për shembull, vlerësohet të jetë duke punuar jashtë vendit, duke kontribuar në ikjen e trurit, duke ushtruar presion mbi industritë dhe ekonomitë vendase që vazhdimisht humbasin punëtorë si në sektorët me kualifikim të ulët, ashtu edhe në atë të lartë”, vuri në dukje IOM.

IOM vë në dukje se mijëra të rinj shqiptarë kanë bërë udhëtime të vështira për të arritur në Evropën Veriore, veçanërisht në Mbretërinë e Bashkuar, ku shumë prej tyre rrezikojnë jetën duke kaluar Kanalin Anglez me varka të vogla ose me gomone.

Në dekadat e ardhshme, migrimi do të jetë nxitësi i vetëm i rritjes së popullsisë në vendet me të ardhura të larta vë në dukje IOM teksa do të jetë shkaktar kryesor i rënies së popullsisë në vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Të dhënat e fundit të censit të popullsisë që i përkasin 2023 treguan se, popullsia e vendit është pakësuar me 420 mijë persona ndërmjet 2011-2023 gjegjësisht censusi i vitit 2011 tregon se numri i popullsisë nl Shqipëri ka numëruar gjithsej 2,831,741 banor pothuajse 15% nga numri i përgjithshëm i popullsisë, ndërsa census i fundit (2023) numëron gjithsej popullsi prej 2,402,113 banorë, dhe si rrjedhojë emigracionit të lartë, pasi shtesa natyrore, pavarësisht se ka pësuar rënie është ende pozitive.

Diaspora shqiptare jashtë vendit ka arritur në mbi 1.6 milionë persona dhe kjo është sa 66% e popullsisë që jeton në vend, raporton Monitor.

Tags: 2011-2023censusemigrimShqipëri
Next Post
Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro, reagojnë nga AAK

Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro, reagojnë nga AAK

Sundimi i ligjit thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropjan: Ambasadori i BE në Tiranë takohet me ministrin e Brendshëm

Sundimi i ligjit thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropjan: Ambasadori i BE në Tiranë takohet me ministrin e Brendshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom