Fondacioni Gjerman për Evropën Juglindore , mbërmë në Bundestagun gjerman ndau çmimin vjetor të solidaritetit për gazetarët për vitin 2024, për kolegun tonë Xhabir Deralla.
Fjalimet e urimit i mbajtën Manuel Sarazin, kryetar i Asociacionit të Evropës Juglindore dhe Josip Juratovic, kryetar i Grupit Parlamentar Gjermano-Evropian Juglindor dhe nënkryetar i Asociacionit të Evropës Juglindore.
🏆Happening now: Solidarity Award for Journalists from Southeast Europe awarded to 🇲🇰journalist @XhabirDeralla with laudation by @josip_juratovic and @ManuelSarrazin. pic.twitter.com/DGZAqXN9se
— Südosteuropa-Gesellschaft (@sudosteuropa) July 4, 2024
Në fjalimin e tij, Juratoviq iu referua karrierës mbresëlënëse të Derallës, duke thënë “Jam krenar që mund të mbaj një fjalim sot për nder të një personi të jashtëzakonshëm”.
“Meqenëse demokracia bazohet kryesisht në lirinë e medias, media e korruptuar do të thotë fundi i demokracisë. Prandaj, në një farë mënyre, shkrim-leximi mediatik është gjithashtu një luftë për demokraci. Një nga këta luftëtarë është Xhabir Deralla, dhe unë personalisht kam nderin të mbaj lavdinë në prezantimin e Çmimit të Solidaritetit të Asociacionit të Evropës Juglindore për angazhimin e tij jashtëzakonisht të guximshëm për lirinë e medias”, tha Juratoviq në fillim të fjalimit të tij.
Gjatë fjalimit të tij pas marrjes së çmimit, Deralla tha se ky çmim është një njohje e papritur, por shumë e nevojshme për punën dhe përpjekjet e pandërprera që ai dhe kolegët e tij bënë për të siguruar që faktet të mbizotërojnë mbi gënjeshtrat-manipulimet-dhe-propagandën.
“Ne mbrojmë të drejtën për të shprehur mendimin tonë dhe për të zbuluar tregimet e vërteta të të diskriminuarve dhe të shtypurve, edhe me çmim mbi mirëqenien dhe sigurinë tonë. Dhe po, unë qëndroj këtu sot për të marrë këtë çmim, por e bëj këtë në emër të kolegëve të mi të cilët ndajnë të njëjtat sfida çdo ditë. Nuk do të isha këtu pa ata. I falënderoj ata që e bënë të mundur këtë”, tha Deralla.
Çmimi u prezantua për herë të parë në vitin 2020, dhe jepet vetëm një herë gjithë rajonin e Evropës Juglindore. Deralla është fituesi i pestë i këtij çmimi prestigjioz, pas Dragan Bursaq, BeH (2020), Una Hajdari, Kosovë (2021), Ivana Gordiq Perc, Serbi (2022) dhe Pelin Unker, Turqi (2023).