Rivotimi për zgjedhjet parlamentare do të bëhet në shtatë vendvotime, dy në komunën Dollneni dhe Krushevë dhe nga një në Ohër, Strugë në njësinë e pestë zgjedhore, ndërsa në njësinë e gjashtë rivotimi do të bëhet në komunën e Zhelinës.
CIVIL – Qendra për Liri do të vendosë vëzhgues zgjedhorë të lëvizshëm në komunat ku do të bëhet rivotimi më 22 maj. Monitorimi i zgjedhjeve do të kryhet nga vëzhgues të akredituar nga CIVIL-i gjatë gjithë ditës së votimit, deri në përfundim të numërimit të votave.
Qendra për shtyp e CIVIL-it do të funksionojë gjatë gjithë ditës dhe janë planifikuar gjashtë konferenca për shtyp, nga tri në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
Konferencat për shtyp në gjuhën shqipe do të mbahen në ora 12:30, 17:30 dhe 20:30, ndërsa në gjuhën maqedonase do të mbahen në ora 12:00, 17:00 dhe 20:00.
Qendra e shtypit e CIVIL-it do të jetë e hapur për media gjatë gjithë ditës së zgjedhjeve, ndërsa do të ketë edhe adresime të jashtëzakonshme, nëse ka informacion urgjent nga terreni.
Prezenca personale dhe pjesëmarrja virtuale e përfaqësuesve të mediave janë të mirëseardhura. Konferencat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e organizatës në Facebook dhe në kanalin video në YouTube.
Ekipi i CIVIL-it për monitorim