Për 25 vite me radhë, CIVIL-i ka dhënë shembull dhe në mënyrë aktive kontribuon në respektimin e dallimeve në shoqërinë e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë. Organizata inkorporon dhe praktikon vlerat demokratike, dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, plotësisht dhe në mënyrë të vazhdueshme, gjë që nënkupton përkushtimin ndaj çështjeve që dalin nga nevoja thelbësore e shoqërisë për respektimin e diversitetit në të gjitha bazat – kulturore, etnike, fetare, gjinore dhe sociale.
Në Ditën Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim, CIVIL-i u bën thirrje të fuqishme dhe të qartë të gjithë palëve në vend, rajon dhe botë, që më në fund të tregojnë vullnet të vërtetë për të siguruar një ardhmeri të sigurt, stabilitet dhe paqe të drejtë në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar.
Respektimi i diversitetit është kushti themelor për ndërtimin e një shoqëri të qytetarëve të barabartë dhe komuniteteve të barabarta në të gjitha bazat. Një shoqëri në të cilën nuk respektohen dallimet, përballet me sfida të forta dhe rreziqe për tensione dhe dhunë.
Institucionet, mediat dhe shoqëria qytetare kanë për detyrë dhe përgjegjësi ta promovojnë respektimin e dallimeve në vazhdimësi dhe në mënyrë të sinqertë, si përmes ligjeve, politikave dhe praktikave, ashtu edhe përmes veprimit proaktiv mediatik dhe shoqëror.
Ekipi i CIVIL-it për Komunikim