• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home GJUHË E URREJTJES

Vazhdojnë kërcënimet ndaj gazetares dhe aktivistes Behadini: “Me benzin det kalli, det nvari te sheshi , veshin kom me ta pre nthik”

July 25, 2023
in BALLINA, GJUHË E URREJTJES, LAJME
Behadini: Dallimet vetëm na bëjnë më të bukur!
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri e dënon ashpër dhe kërkon reagim të menjëhershëm ndaj kërcënimeve eksplicite dhe gjuhës së urrejtjes drejtuar gazetares së Alsat M, Rita Behadini, në postimin e saj lidhur me qëndrimin publik të hoxhës  nga Saraji në rrjetin social Facebook. Një profil i caktuar si Fisnik Hoxha,  i ka shkruar në komente  një kërcënim: “O fshije postin qe ke shkru kunder hoxhes Omer se familjen ***** de ta ** o rita . Maje men se neser det vi para alsatit o veshin kom me ta pre nthik . Maje men”.

Për këtë kërcënim të qartë për jetën e gazetares Behadini, me reagim ka dalë Sjoqata  Gazetarëve (SHGM), dhe ka raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) në Departamentin për Krime Kompjuterike dhe Forenzikë Digjitale.

Por pavarësisht raportimit të djeshëm, i njëjti profil vazhdon të kërcënojë gazetaren Behadini.

“Rita Behadini, shkruaj për mua nëpër portale, por unë i qëndroj fjalës, familjen në g*jë  do ta  *,  do të vijë dita që do të biesh në duart e mia”.

Në një postim tjetër në Facebook shkruhet: Rita Behadini shkruj shkruj per mu ama ngom mir qa pot tham , det gjej edhe me benzin det kalli , det nvari te sheshi i skenderdhis.

“Rita Behadini fshije postin e Hoxhes Omer dhe kerko falje .

Gazetarja Rita Behadini dje dhe sot 24/7 ka hec bashk me 1 polic . Rita ne vezhgim je deri tet kapi vet edhe e di ti shum mir qka ka met gjet .”

I njëjti personazh ka kërcënuar edhe aktoren dhe aktivisten Anita Latifi e cila ka përkrahur gazetaren Behadini.

“Rites veshin kom me ja pre Amo ty jo veshin , po nsakic kom met tda.”, ka shkruajtur Fisnik Hoxha.

Kërcënimet për jetë  janë krime të përfshira në Kodin Penal, për autorët e të parashikohet dënimi me burg, ndërkaq, Ministria e Brendshme dhe Prokuroria Publike duhet të hetojnë dhe procedojnë menjëherë për të ndëshkuar shkelësit e ligjit, por edhe për të parandaluar krime të tilla të mundshme në të ardhmen.

Për këtë lloj kërcënimesh, SHGM  këtë vit nxori një Protokoll për Sigurinë e Gazetareve Femra në internet, i cili ofron hapa praktik që gazetarët të ndërmarrin kur janë subjekt i kërcënimeve përmes rrjeteve sociale dhe në përgjithësi në internet, përmes përfshirjes proaktive të Ministrisë së Punëve të Brendshme në mbrojtjen e gazetarëve dhe punonjësve të medias, me fokus të veçantë në gazetaret femra.

D. M.

Next Post
Sporti, i rrëmbyer për qëllime politike: CIVILi  dënon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën nga grupet e tifozëve

Sporti, i rrëmbyer për qëllime politike: CIVILi  dënon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën nga grupet e tifozëve

Emancipim do të thotë mëkat vdekjeprurës, sëmundje dhe perversitet

Rikujtim i pakëndshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom