• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home GJUHË E URREJTJES

Sporti, i rrëmbyer për qëllime politike: CIVILi  dënon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën nga grupet e tifozëve

July 28, 2023
in BALLINA, GJUHË E URREJTJES, KUMTESA, MULTIKULTURË, POLITIKË
Sporti, i rrëmbyer për qëllime politike: CIVILi  dënon gjuhën e urrejtjes dhe dhunën nga grupet e tifozëve
Share on FacebookShare on Twitter

CIVIL – Qendra për Liri shpreh tmerrin  dhe dënimin e ekstrem për gjuhën ekstreme  të urrejtjes dhe dhunës në rrugët e Shkupit, para dhe pas ndeshjes ndërmjet klubit vendas të futbollit “Shkupi” dhe atij bullgar “Levski” në Shkup, më 27 korrik. Kjo duhet të mbahet mend si një ditë famëkeqe për sportin. Politika, nacionalizmi ekstrem dhe dhuna ishin tiparet kryesore të kësaj ngjarje sportive.

Publiku ishte dëshmitar i gjuhës së urrejtjes ekstreme në rrjetet sociale, si dhe dhunës në tribuna dhe rrugëve të Shkupit të sjellë nga tifozët e klubit të futbollit “Levski” nga Bullgaria. Ata kanë sulmuar edhe policinë dhe nuk i kanë kursyer as kalimtarët në Çair, larg stadiumit të futbollit. Për dënim është edhe gjuha e urrejtjes dhe dhuna me të cilën janë përgjigjur tifozët e skuadrës vendore  të futbollit “Shkupi”.

Ajo që ndodhi në tribinat sportive, në rrugë dhe në rrjetet sociale, paraqet rrëmbim të sportit për nevojat e nacionalizmit ekstrem. Është një manipulim dhe shpërdorim jashtëzakonisht i papranueshëm i ngjarjeve sportive, për qëllime politike.

CIVILi kërkon nga institucionet përkatëse në vendin tonë, por edhe në Bullgari, të sanksionojnë këtë lloj sjelljeje në terrenet sportive.

CIVIL u bën thirrje mediave dhe gjithë publikut që të dënojnë dhe refuzojnë me vendosmëri të gjitha manifestimet e nacionalizmit dhe gjuhës së urrejtjes.

CIVIL

CIVILI DREJTPËRDREJT në ora 13: Ditë famëkeqe për sportin: Dhunë dhe gjuhë e urrejtjes në Shkup

Në studion për shtyp  të CIVIL-it, sot nga ora 13:00 do të transmetohet drejtpërdrejt programi  me temën “Ditë famëkeqe për sportin: Dhuna dhe gjuha e urrejtjes në Shkup”. Të pranishmit do të flasin për dhunën e djeshme në rrugët e Shkupit, lidhur me ndeshjen mes klubit vendor të futbollit “Shkupi” dhe atij bullgar “Levski” në Shkup.

Programi mund të ndiqet në faqen e Facebook dhe në kanalin YouTube të CIVIL-it.

Next Post
Emancipim do të thotë mëkat vdekjeprurës, sëmundje dhe perversitet

Rikujtim i pakëndshëm

Xhabir Deralla për BGNES: Forcat antievropiane në RMV nxisin urrejtje ndaj Bullgarisë

Xhabir Deralla për BGNES: Forcat antievropiane në RMV nxisin urrejtje ndaj Bullgarisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom