Pas një rezultati shumë të mirë në Zagreb, tani do të kemi ndeshjen kthyese në Shkup, të martën, kur do të ballafaqohemi me “Dinamo” për së dyti, dhe e shfrytëzoj rastin para të gjithë jush, të ftoj gjithë qytetarët e vendit, pasi që klubi jonë e përfaqëson gjithë Maqedoninë, dhe shpresojmë që me rezultat pozitiv të gëzojmë qytetarët kudo që janë.
Sa u përket thirrjeve që kanë ndodhur në stadiumin e Zagrebit, në “Maksimir”, ne si klub, i dënojmë ashpër fyerjet dhe nuk i lejojmë, ato janë në kundërshtim me rregulloren e UEFA’s, ndërsa klubi ynë është i gërshetuar me të gjitha nacionalitetet. Kemi nga Afrika, nga Maqedonia, Boshnjakë, Shqiptarë dhe tjerë, dhe të gjithë ata e bartin 100 përqindëshin e tyre dresin e klubit, deklaroi për CIVIL Media, Omer Bunjaku, drejtori i KF “Shkupi”.
D. T.
Kamera dhe montazhi: Dehran Muratov