• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kovaçevski – Mecola: Mbështetja e Parlamentit Evropian është e rëndësishme për zgjerimin e BE-së me vendet nga Ballkani Perëndimor

February 4, 2022
in LAJME, INTEGRIME
Qeveri e re deri në fund të javës
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, realizoi takim me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola, ku morën pjesë edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Kryeministri Kovaçevski ia uroi marrjen e postit Roberta Mecolës për kryetare të Parlamentit Evropian (PE) dhe shprehu falënderime për angazhimin e vazhdueshëm dhe gatishmërinë e Parlamentit Evropian në mbështetjen e Maqedonisë së Veriut  dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor të përparojnë në procesin e integrimit në BE.

Kovaçevski si veçanërisht të rëndësishëm e  vuri në dukje bashkëpunimin e frytshëm të Maqedonisë së Veriut me Parlamentin Evropian në kuadër të Dialogut Zhan Mone, përmes diskutimeve të Komitetit të Përzier Parlamentar, si dhe punën e përkushtuar të deputetëve të PE-së për avancimin e vendit në realizimin e standardeve në procesin e anëtarësimit në BE.

Gjatë bisedimeve në Parlamentin Evropian, Kryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut Kovaçevski e informoi kryetarin e PE-së Mecola për gatishmërinë e fuqishme të qeverive në Shkup dhe Sofje për të dyfishuar përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve me synime të qarta për përshpejtimin e procesit të mbajtjes së Konferenca e parë Ndërqeveritare me BE-në.

Në takim u theksua progresi në reformat në gjyqësor dhe në sundimin e ligjit të njohur në raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe u theksua se Maqedonia e Veriut vazhdon me përkushtim të fuqishëm politik të zbatojë rekomandimet pozitive të Parlamentit Evropian për implementimin e reformave, për të përfunduar projektin strategjik të zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Next Post
Bajden: Votat nëpër SHBA na tregojnë qartë – Do të fitojmë këtë garë

Bajden: Forcat amerikane e kanë vrarë liderin e organizatës terroriste Shteti Islamik

Nderime për Goce Dellçevin, i madhi në luftën për shtet të pavarur maqedonas

Nderime për Goce Dellçevin, i madhi në luftën për shtet të pavarur maqedonas

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom