• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Nderime për Goce Dellçevin, i madhi në luftën për shtet të pavarur maqedonas

February 4, 2022
in LAJME
Nderime për Goce Dellçevin, i madhi në luftën për shtet të pavarur maqedonas
Share on FacebookShare on Twitter

Me rastin e shënimit të 150-të vjetorit jubilar nga lindja e Goce Dellçevit, shumë delegacione dorëzuan lule te varri i korifeut të lëvizjes çlirimtare maqedonase dhe të luftës për shtet të pavarur në kishën Shën Spas në Shkup. Vendosën kurora lulesh dhe u përkulën presidenti Stevo Pendarovski, delegacioni i Kuvendit i udhëhequr nga nënkryetari Goran Misovski në përbërje të Marija Georgievska dhe Velika Stojkova-Serafimovska, delegacioni qeveritar i përbërë nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski dhe zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Aleksandar Bajdevski.

Në varrin e Goce Dellçevit lule dhuruan edhe përfaqësuesit e Armatës, delegacioni i VMRO-DPMNE-së i udhëhequr nga kryetari Hristijan Mickoski, përfaqësues të Kongresit botëror maqedonas, shoqata, qytetarë etj. Lule në varrin e Goce Dellçevit në orën 13:00 në Shkup do të dhurojnë edhe delegacionet nga Bullgaria.

Delegacionin bullgar në vend do ta udhëheq shefja e diplomacisë bullgare Teodora Gençovska, e cila do të dorëzojë lule në solemnitetin qendror me rastin e 150-të vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit, së bashku me ministren e Kulturës të Maqedonisë Bisera Kostadinova Stojçevska dhe zëvendësministren e Punëve të Jashtme Fatmire Isaki.

Në përbërje të delegacionit bullgar, siç konfirmuan për MIA-n nga MPJ-ja bullgare, do të jenë edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë Velisllava Petrova dhe kryetari i Komisionit parlamentar për Kulturë Toshko Jordanov.

Shënimi i 150-të vjetorit nga lindja e Dellçevit vazhdon në mesditë në Muzeun e Luftës së Maqedonisë, ku presidenti Stevo Pendarovski do ta hapë ekspozitën “150 vjet nga lindja e Goce Dellçevit (1872-2022), që e organizon Arkivi Shtetëror i Maqedonisë së Veriut, ndërsa mbahet nën mbështetjen e shefit të shtetit.

Burimi:MIA
Next Post
SHGM: Gjykata e refuzoi padinë e Apasievit kundër gazetarëve

SHGM: Gjykata e refuzoi padinë e Apasievit kundër gazetarëve

KE me angazhim të përforcuar të ndihmojë zhbllokimin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut, kërkoi Kovaçevski nga Fon der Lajeni

KE me angazhim të përforcuar të ndihmojë zhbllokimin e eurointegrimit të Maqedonisë së Veriut, kërkoi Kovaçevski nga Fon der Lajeni

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom