• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Putin dhe Makron sërish në telefon biseduan për garancionet e sigurisë për Moskën dhe Ukrainën

February 1, 2022
in LAJME, BOTA, POLITIKË
Franca dhe Gjermania kanë propozuar që Presidenti rus Vladimir Putin të ftohet në një samit me BE

epa08011253 Russian President Vladimir Putin speaks during an annual VTB Capital 'Russia Calling!' Investment Forum in Moscow, Russia, 20 November 2019. The 11th annual VTB Capital 'Russia Calling!' Investment Forum takes place on 20-22 November 2019. EPA-EFE/ALEXANDER ZEMLIANICHENKO/POOL

Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti rus dhe francez, Vlladimir Putin dhe Emanuel Makron, mbrëmë për herë të dytë në katër ditët e fundit biseduan në telefon për krizën ukrainase, njoftuan nga Moska dhe Parisi.

“Vazhdoi këmbimi i mendimeve për situatën rreth Ukrainës dhe çështjet e lidhura me sigurimin e garancioneve afatgjate dhe ligjore të sigurisë për Rusinë”, citohet në kumtesën e presidencës ruse. Sipas Kremlinit, Putin edhe njëherë “detajisht i prezantoi qasjet principiele ndaj këtyre problemeve”.

Të dy liderët, të cilët tashmë biseduan të premten, mbrëmë u dakorduan t’i vazhdojnë kontaktet në telefon, por edhe ta ruajnë mundësinë për takim personal. Presidenca franceze kumtoi se kjo bisedë është udhëhequr në drejtim të përshkallëzimit të gjendjes dhe se ka vijuar pas bisedës së Makronit me homologët e tij rus dhe ukrainas të premten, më 28 janar. Sipas pallatit të Eliseut, të dy presidentët i përshëndetën hapat pozitivë në punën e Formatit të Normandisë, në të cilin Rusia, Gjermania dhe Franca negociojnë për zgjidhje të konfliktit në Ukrainën lindore.

Nga fundi i vitit 2021, Moska është akuzuar se ka sistemuar rreth 100.000 ushtarë në kufirin ukrainas dhe se ka për qëllim ta sulmojë këtë vend, SHBA-ja dhe Britania e Madhe dje edhe zyrtarisht u kërcënuan me sanksione të reja kundër Moskës, nëse me të vërtetë zgjidhet një hap i tillë. Rusia mohon se planifikon sulm ndaj Ukrainës, por kërkon garancione me shkrim për sigurinë e saj, në të cilën është përfshirë edhe refuzimi i anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe përfundimi me përforcimin ushtarak të Aleancës në Evropën Lindore. SHBA-ja, e refuzoi këtë kërkesë të rëndësishme të Rusisë në përgjigjen e tyre me shkrim deri te Moska, ndërsa Kremlini deklaroi se e shqyrton reagimin e tyre.

Burimi:MIA
Next Post
Qytetarët janë thelbësorë në luftën kundër KOVID-19, t’i respektojnë masat për mbrojtje, apelon Ministria e Shëndetësisë

Aktive gjithsej 14.783 raste me Kovid-19, vendimet për izolim prej tani në faqen e ISHSSH-së

Besimi: Prioritet është kthimi më i shpejtë drejt rritjes solide ekonomike, korrigjim i mundshëm i projeksioneve për këtë vit

Besimi: Pjesëmarrja e Odave ekonomike ka rol të rëndësishëm në procesin e avancimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom