• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Besimi: Pjesëmarrja e Odave ekonomike ka rol të rëndësishëm në procesin e avancimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve

February 2, 2022
in LAJME
Besimi: Prioritet është kthimi më i shpejtë drejt rritjes solide ekonomike, korrigjim i mundshëm i projeksioneve për këtë vit
Share on FacebookShare on Twitter

Përforcimi i bashkëpunimit ekonomik, investimet e reja të huaja në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Bullgarisë, si edhe intensifikimi i ndërtimit të korridorit rrugor dhe hekurudhor ndërmjet dy vendeve që do të kontribuojë në rritjen e mundësive për tërheqjen e investimeve, këto ishin temë diskutimi në takimin e përfaqësuesve qeveritarë dhe Odave ekonomike nga pala e Maqedonisë të Veriut dhe Bullgarisë.

Takimi u mbajt në kuadër të mbledhjes së parë të grupit të sapoformuar të punës me Bullgarinë për Ekonomi, Tregti dhe Inovacione, organizuar nga Ministria e Financave. Siç kumtuan nga Ministria e Financave, bashkëkryesues të këtij aktiviteti ishin ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Investimeve dhe Rritjes së Republikës së Bullgarisë Daniel Lorer.

Në këtë ngjarje fjalim mbajti edhe zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi.

“Pjesëmarrja e odave ekonomike ka rol të rëndësishëm në procesin e avancimit të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Përmes programeve konkrete të bashkëpunimit do të punohet në përmirësimin e klimës afariste me qëllim të rritjes së vëllimit të investimeve ndërsa idetë dhe propozimet e komunitetit të biznesit i japin vlerë shtesë fushave dhe programeve prioritare tashmë të përcaktuara, si dhe atyre që do të dalin si rezultat i tyre”, theksoi Besimi.

Ministri Lorer potencoi se do të punohet për përmirësimin e klimës së biznesit, si dhe për përmirësimin e investimeve në kompanitë inovative dhe instrumentet e tjera financiare. Njëkohësisht, Lorer tha se ideja e takimeve të tilla është që të dëgjohet drejtpërdrejt nga komuniteti i biznesit se cilat janë perspektivat e investimeve. Përfaqësuesit e Odave ekonomike treguan interesim të qartë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve nga vendet që i përfaqësojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën së Bullgarisë.

Në këtë takim nga pala e Maqedonisë së Veriut morën pjesë Antoni Peshev nga Oda ekonomike e Maqedonisë, kryetari i LOE-së Trajan Angelovski, kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Nebi Hoxha, kryetari i AmCham Dragan Davitkov, drejtori i Delegacionit të ekonomisë gjermane Pratrik Martens, kryetarja e MASIT-it Aneta Antova Pesheva dhe kryetari i Odës Ekonomike Maqedono-Bullgare Kiril Lazarov.

Nga pala e Bullgarisë ishin të pranishëm, AmCham – Bullgari nga Asociacioni i Inovacioneve, nga Asociacioni i Bullgarisë për Teknologjitë Informatike, nga Asociacioni industrial bullgar, Oda Ekonomike Bullgaro-Maqedonase, Oda ekonomike Bullgaro-Spanjolle, Biznes klubi Bullgaro – Maqedonas dhe Oda ekonomike Francezo-Bullgare.

Burimi: MIA
Next Post
Petkov për Blumberg: Me qasje të re për dalje nga qorrsokaku

Petkovi-Radevit: Vizita nuk ishte e nxituar, por tepër e vonuar – shumë forca në Ballkan nuk duan që RMV të jetë pjesë e BE-së

Kovaçevski: Me Alternativën flasim për përgjegjësitë në Qeveri, jo për ndarjen e resorëve

Kryeministri Kovaçevski për vizitë të parë zyrtare në Bruksel

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom