• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

CIVILi shënon 22 vite nga themelimi

Ekipi i CIVIL-it do ta shënojë këtë përvjetor në mënyrë modeste dhe me punë, me stende informative në mbarë Shkupin dhe në disa qytete të vendit, si dhe para selisë së organizatës ku do të shpërndahen libra, distinktivë dhe materiale të shtypura për vizitorët, që nga fillimi i javës së ardhshme. Organizata i fton bashkëpunëtorët dhe bashkëpunëtoret, mbështetësit dhe anëtarët e saj, si dhe të gjithë qytetarët dhe qytetaret që të japin kontributin e tyre në festë me një tekst të shkurtër ose një video selfi në të cilën do të thonë disa fjalë për CIVIL-in.

November 26, 2021
in Shoqëri, AKSION, BALLINA, LAJME, TË DREJTAT E NJERIUT
CIVILi shënon 22 vite nga themelimi
Share on FacebookShare on Twitter

Më 25 nëntor 1999, një grup qytetarësh maqedonas dhe një Maqedonase, shtetase amerikane, hodhën themelet e njërës prej organizatave më të njohura të shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut, CIVIL – Qendra për liri. Grupi themelues përbëhej nga intelektualë, artistë, gazetarë, një biznesmen dhe një punëtor.

Në njëzet e dy vjet, organizata ka zbatuar më shumë se 100 projekte në disa fusha kritike të proceseve socio-politike të vendit. Ajo ishte pionier i procesit të paqes dhe pajtimit në vitin 2001, një nga organizatat më të spikatura në luftën kundër armëve të paligjshme, duke udhëhequr fushata të mëdha kombëtare kushtuar multikulturalizmit, të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë. Popullariteti i CIVIL-it i kalon larg kufijtë e vendit tonë dhe aktualisht është një nga organizatat më të respektuara të shoqërisë civile në Ballkan.

Kryetari dhe njëri nga themeluesit e CIVIL-it, Xhabir Deralla, ua uron përvjetorin e themelimit të organizatës themeluesve, anëtarëve të Kuvendit të CIVIL-it dhe të gjitha organeve dhe njësive organizative, të gjithë anëtarëve dhe përkrahësve.

“Çdo 25 nëntor është një ditë e madhe për ne. Është një kujtesë e përkushtimit, qëndrueshmërisë dhe elasticitetit tonë. Zonja dhe zotërinj, ju uroj edhe shumë suksese në punën tuaj dhe angazhimin qytetar në forcimin e demokracisë, sundimit të ligjit, vlerave evropiane dhe të gjelbra, multikulturalizmit, drejtësisë sociale, paqes, sigurisë dhe të drejtave dhe lirive të njeriut në vend dhe në botë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e sinqertë dhe besimin e madh që na japin qytetarët. Në emër të CIVIL-it dhe në emrin tim, falënderoj të gjithë donatorët gjatë këtyre 22 viteve. Ndihma e tyre është një kontribut i çmuar për përkushtimin tonë për një të nesërme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe botës”, ka shkruar Deralla në mesazhin e tij.

Ekipi i CIVIL-it do ta shënojë këtë përvjetor në mënyrë modeste dhe me punë, me stenda informative në mbarë Shkupin dhe në disa qytete të vendit, si dhe para selisë së organizatës ku do të shpërndahen libra, distinktivë dhe materiale të shtypura për vizitorët, që nga fillimi i javës së ardhshme. Organizata fton bashkëpunëtorët, mbështetësit dhe anëtarët e saj, si dhe të gjithë qytetarët që të kontribuojnë në festë duke dërguar një tekst të shkurtër ose video selfi në të cilën do të ndajnë një mesazh, mendim, vlerësim apo anekdotë lidhur me CIVIL-in.

 

Next Post
Fushatë e re “BE-ja me TY” e përqendruar në Marrëveshjen e gjelbër evropiane

Fushatë e re “BE-ja me TY” e përqendruar në Marrëveshjen e gjelbër evropiane

Grubi e ftoi komunitetin turk në bashkëpunim për regjistrimin e popullsisë

Grubi – Gir: Kontesti me Bullgarinë të mbyllet sa më shpejtë, koha për datë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom