• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Pendarovski-Lofven: Mbështetje nga Suedia për fillimin negociatave me BE-në

October 14, 2021
in LAJME, INTEGRIME, POLITIKË
Pendarovski-Lofven: Mbështetje nga Suedia për fillimin negociatave me BE-në
Share on FacebookShare on Twitter

Konteksti aktual në lidhje me fillimin e pritur të negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ishte tema kryesore e bisedës në takimin e sotëm në Malme ndërmjet presidentit Stevo Pendarovski dhe kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Stefan Lofven, nikoqir i Forumit ndërkombëtar “REMEMBER – REACT”. (“Mbaj mend – Reago!”)

Duke shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme dhe konzistente nga Suedia për integrimin tonë evropian, presidenti Pendarovski e theksoi përkushtimin e shtetit ndaj procesit reformues, veçanërisht në fushën e qeverisjes të së drejtës dhe e përsëriti qëndrimin se anulimi i mëtutjeshëm i procesit të zgjerimit do të ketë pasoja negative afatgjate për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit.

Në atë drejtim, informojnë nga kabineti i Pendarovskit, presidenti shfaqi pritje për vazhdim të mbështetjes suedeze në rrugën tonë eurointegruese. Pendarovski theksoi se Maqedonia e Veriut lartë e vlerëson mbështetjen e vazhdueshme nga Suedia për përforcim të kapaciteteve të institucioneve maqedonase, veçanërisht në fushën e demokracisë, qeverisjes të së drejtës dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Njëkohësisht, shprehu falënderim për mbështetjen që shteti ynë e merr përmes programeve të Agjencisë suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim (SIDA) në shumë fusha.

Në takimin, që u mbajt në suaza të vizitës së punës në Mbretërinë e Bashkuar, presidenti Pendarovski dhe kryeministri Lofven diskutuan edhe për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet të dy shteteve me ç’rast vlerësuan se janë përkushtuar në dinamizimin e dialogut politik.

Burim:MIA
Next Post
Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit

Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit

Intervistë me kandidatin e AA/A për kryetar të komunës Çair, Bekim Sali

Intervistë me kandidatin e AA/A për kryetar të komunës Çair, Bekim Sali

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom