• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit

October 15, 2021
in LAJME, POLITIKË
Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit
Share on FacebookShare on Twitter

Esenca e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit. BE është sistem i cili e pranon diversitetin dhe multi-perspektivën. Nuk ka asgjë me plotësimin e kritereve politike dhe ekonomike të Kopenhagës. Merret me çështje që janë plotësisht të brendshme, çështje të vendit si gjuha është e drejtë që del nga e drejta e vetpërcaktimit të vendit.

Këtë e tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili ka marrë pjesë në panel diskutimin e titulluar “Evropa Juglindore: Forcimi i paqes dhe sigurisë në mjedisin e brishtë global” në kuadër të Konferencës Samiti për Ballkanin Perëndimor – “Promovimi i inkluzivitetit dhe solidaritetit në Evropë” që u mbajt në Shkup nën organizimin e revistës prestigjioze “The ekonomist”.

Osmani në fjalimin e tij i theksoi sfidat aktuale globale si: ndryshimet klimatike, hibride dhe kërcënimet kibernetike, krizat e migracionit, me çka e theksoi nevojën për qasje partneriteti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera nga rajoni, në drejtim të tejkalimit të tyre dhe krijimit të një Evrope më të fortë. Njëherësh, i theksoi hapat e marra nga rajoni në drejtim të afrimit me Bashkimin Evropian, përmes formimit të tregut të përbashkët rajonal dhe hapit të ndërmarrë drejt transformimit të gjelbër dhe digjital, që nga ana e saj kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të vet BE-së. “

Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor shkon dorë për dore me politikën kredibile të zgjerimit të BE-së. Nëse gjatë këtij dimri nuk ka avancim lidhur me dosjen e Maqedonisë së Veriut, kjo do të ndikojë negativisht në kredibilitetin e BE-së. Investimi më i lirë për ringjalljen e perspektivës evropiane është duke ndërmarrë hapa konkret drejt secilit prej vendeve të rajonit”, theksoi Osmani.

Ministri Osmani iu referua edhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e vlerësuar si shembull të suksesshëm dhe reciprokisht të dobishëm për sigurinë e vendit dhe Aleancës. Duke i marrë parasysh përfitimet dhe arritjet anëtarësimit tonë në NATO, ai dërgoi porosi se nuk ekziston dilemë që progresi i rrugës sonë drejt BE-së të jetë me interes të ndërsjellë për vendin, rajonin dhe për Unionin në tërësi. Në panel, përveç ministrit Osmani mbajtën fjalim edhe ambasadorja e SHBA-ve Kejt Meri Bërnz dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga rajoni dhe komuniteti akademik.

Burim: MIA
Next Post
Intervistë me kandidatin e AA/A për kryetar të komunës Çair, Bekim Sali

Intervistë me kandidatin e AA/A për kryetar të komunës Çair, Bekim Sali

Hulumtim: Aksios 2017  Organizatë “fantom”që vëzhgon zgjedhjet dhe kryen sondazhe, por askush nuk di asgjë për të?

Hulumtim: Aksios 2017 Organizatë “fantom”që vëzhgon zgjedhjet dhe kryen sondazhe, por askush nuk di asgjë për të?

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom