• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Dimitrov: Nuk është miqësore të vihet në pyetje gjuha e fqiut, zgjidhja me Bullgarinë duhet të jetë evropiane

October 11, 2021
in LAJME, INTEGRIME
Dimitrov: Nuk është miqësore të vihet në pyetje gjuha e fqiut, zgjidhja me Bullgarinë duhet të jetë evropiane
Share on FacebookShare on Twitter

Zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov në intervistë për radion Bi-Bi-Si, të cilën e transmeton MIA thotë se për herë të parë pas disa viteve, BE-ja pati sukses të arrijë konsensus për ta konfirmuar përkushtimin e saj drejt zgjerimit, duke përkujtuar se në samitet paraprake – ai në Zagreb dhe ai në Sofje – flitej vetëm për perspektivën evropiane.

“Në atë kuptim, tani të paktën kemi sinjal politik, por ajo që do të nevojitet që të kthehet besimi tek njerëzit se kjo në tërësi është a pamundur, se me të vërtetë ekziston e ardhme evropiane për rajonin tonë, krahas fjalëve të mira, është aksioni. Me siguri, kthimi më i madh për kthim të rrugës, do të jetë fillimi i negociatave inkuadruese me vendin tim, Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë”, theksoi ai.

Në lidhje me bllokadën bullgare për fillim të negociatave me BE-në Dimitrov potencon se në Evropë në shekullin 21 çështja për gjuhën në të cilën flasim, gjegjësisht për gjuhën amë për maqedonasit etnik në Maqedoninë e Veriut është çështje për njerëzit në vend, ndërsa jo çështje e vendeve tjera, as çështje e ndonjë organizate ndërkombëtare. “Investojmë shumë në marrëdhëniet tona me Bullgarinë, e nënshkruajtëm Marrëveshjen për miqësi në tërësi duke thënë – ne Qeveritë do të punojmë duke shikuar drejt së ardhmes, për ta rritur bashkëpunimin tonë, Bullgaria do të na ndihmojë në rrugën tonë eurointegruese, ndërsa për çështjet e historisë, formuam Komision të historianëve që të bisedojë për ato pjesë të historisë sonë të cilat janë të përbashkëta dhe të cilat i lidhin të dy popujt”, potencoi Dimitrov, por shtoi se Bullgaria e bën të vështirë miqësinë që e vendosëm, sepse, siç tha, “nuk është miqësore të vihet në pyetje gjuha e fqiut tuaj”.

“Nuk është shumë miqësore të bllokohet diçka që është aq e rëndësishme për njerëzit në Maqedoninë e Veriut – e ardhmja jonë evropiane. Me të vërtetë është rëndë në ndonjë mënyrë të vazhdoni t’i quani miq”, theksoi Dimitrov.

Ai theksoi se zgjidhja e kontestit me Bullgarinë duhet të jetë evropiane. Në lidhje me qëndrimin e anëtareve tjera në Union për zgjerimin, për shembull Holanda dhe Franca dhe brenga e tyre për qeverisje të së drejtës, Dimitrov thotë se çështja e atyre liderëve është legjitime.

“Pyetja e tyre është: këto gjashtë vende të reja, a do të sjellin më shumë probleme ose më shumë zgjidhje? Perspektiva tjetër është, ky është rajon i rrethuar me vende anëtare. Ne jemi në anijen e njejtë në kuptimin ekonomik. Tre e katërta e tregtisë së rajonit është me Evropën, tre e katërta e investimeve të huaja direkte që vijnë në rajon janë nga vendet anëtare të BE-së. Nëse Evropë është shtëpi, ndërsa Ballkani Perëndimor është hapësirë e cila nuk është pjesë e rendit shtëpiak, e cila nuk është përfshirë në sistemin e energjisë elektrike, furnizimit me ujë, ajër të kondicionuar etj. Kjo nuk është mirë për vetë hapësirën, por gjithashtu nuk është mirë as për gjithë shtëpinë”, theksoi Dimitrov në intervistë për radion Bi-Bi-Si, të cilën e transmeton MIA.

Burim: MIA
Next Post
Tentim i pasuksesshëm për shkaktim të incidentit të aktivistëve të së Majtës në “Tumën e të pamposhturve” në Prilep

Tentim i pasuksesshëm për shkaktim të incidentit të aktivistëve të së Majtës në “Tumën e të pamposhturve” në Prilep

KE: Marrëveshja me Fronteksin nuk mund të nënshkruhet për shkak të gjuhës maqedonase

KE: Marrëveshja me Fronteksin nuk mund të nënshkruhet për shkak të gjuhës maqedonase

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom