• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

KE: Marrëveshja me Fronteksin nuk mund të nënshkruhet për shkak të gjuhës maqedonase

October 11, 2021
in LAJME, INTEGRIME, POLITIKË
KE: Marrëveshja me Fronteksin nuk mund të nënshkruhet për shkak të gjuhës maqedonase
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Komisioni Evropian për MIA-n konfirmuan se marrëveshja për menaxhim me kufijtë ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut mbetet e bllokuar nga ana e Bullgarisë sepse ky vend nuk e pranon identitetin maqedoans, lajmëron korrespondentja e MIA-s nga Brukseli. Marrëveshja me Agjencinë e BE-së, e njohur edhe si Fronteks, ka ngecur tre vjet, Bullgaria refuzon ta nënshkruajë për shkak të klauzolës gjuhësore.

Kjo marrëveshje, e nënshkruar me vendet tjera të rajonit, duhet t’i mundësojë BE-së në rast të krizës së refugjatëve, për shembull, të sistemojë oficerë të saj policor në kufirin e Maqedonisë, së bashku me policinë vendore. Në kushte të ballafaqimit me Bashkimin Evropian për shkak të gjendjes në Afganistan, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut megjithatë mbetet e panënshkruar sepse Sofja nuk e pranon klauzolën në fund të dokumentit ku përmenden gjuhën në të cilat është nënshkruar.

Të gjitha vendet tjera e kanë këtë klauzolë ku janë cituar gjuhët, në rastin e Bosnja e Hercegovinës janë cituar të gjitha tre gjuhët zyrtare. Por, Bullgaria kërkon të qëndrojnë “gjuhët e palëve nënshkruese”, që është e papranueshme për palën maqedonase, sepse Maqedonia e Veriut në atë rast do të ishte vendi i vetëm në të cilën nuk është përmendur gjuha. Nga aspekti juridik, siç sqarojnë në Bruksel, mosnënshkrimi i marrëveshjes me Fronteksin do të thotë se nëse nesër ndodh krizë e re e refugjatëve si në vitin 2015, Bashkimi Evropian nuk ka bazë juridike të sistemojë oficerë të saj në kufirin maqedonas. Maqedonia e Veriut ka disa marrëveshje bilaterale me vendet anëtare të BE-së me të cilat u lejohet policëve nga këto vende të patrullojnë së bashku me policët maqedonas, por policët evropian nuk kanë kompetenca”, thonë diplomatët në Bruksel të cilët punojnë në këtë tematikë.

Për diplomatët në BE është e pakuptueshme që mbahet peng marrëveshja si Fronteks për shkak të kontestit bilateral rreth gjuhës maqedonase dhe përkujtohet se nëse marrëveshja nuk nënshkruhet, Maqedonia e Veriut nuk ka obligim ligjor ndaj agjencisë kufitare të Bashkimit Evropian. Në pyetjen e MIA-s, nga Bashkimi Evropian u përgjigjën se presin që Sofja dhe Shkupi ta tejkalojnë kontestin.

“Marrëveshja ende nuk është në fuqi sepse negociatat vazhdojnë. Referencat për gjuhën maqedonase janë pengesa e vetme për nënshkrimin e marrëveshjes me Fronteksin. Komisioni i inkurajon Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut të gjejnë zgjidhje të pranueshme”, deklaruan nga shërbimi i Komisionit Evropian për MIA.

Burim: MIA
Next Post
Fillon realizimi i “Virovi” – investimi më i madh direkt grinfild në ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Fillon realizimi i “Virovi” – investimi më i madh direkt grinfild në ekonominë e Maqedonisë së Veriut

Ministria e Shëndetësisë mbështet aplikacionin CommonPass për lëshimin e certifikatave dixhitale të shëndetit

Rekomandime për masa simuluese për imunizim, gjithsej 6.658 raste aktive me Kovid-19

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom