• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home RAJON

Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë heqjen e vizave dhe liri të plotë të lëvizjes

October 5, 2021
in RAJON, LAJME
Qytetarët e Ballkanit Perëndimor kërkojnë heqjen e vizave dhe liri të plotë të lëvizjes
Share on FacebookShare on Twitter

Qindra qytetarë nga Ballkani Perëndimor kanë nënshkruar një peticion që u bën thirrje qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe udhëheqësve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) që urgjentishtt’i heqin regjimete vizave dhe t’a mundësojnëlirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor brenda rajonit dhe në të gjithë zonën Shengen. Peticioni u nis disa ditë para Samitit të ardhshëm BE-BallkanPerëndimor, që do të mbahet më 6 tetor në Slloveni.

Astrit Istrefi, Drejtor Ekzekutiv nga ForumiBallkanik, një organizatë rajonale qëkaorganizuar peticionin tha se është koha e duhur që BE të përmbushë premtimin e saj dhe t’u ofron liberalizimin e vizave qytetarëve të Kosovës deri në fund të këtij viti.

“Në korrik 2018, Komisioni Evropian konfirmoi se Kosova i ka plotësuar të gjitha standardet e kërkuara për liberalizimin e vizave. Pas më shumë se tre vjet më vonë, qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor të cilëveu kërkohet viza për të udhëtuar në zonën Shengen. Duke mos i përmbushur premtimet që i ka dhënë qytetarëve të Kosovës, BE po e rrezikon kredibilitetine saj ”, tha ai.

Marrëveshje rajonale për të udhëtuar me karta identiteti

Kolegu i tij Samir Beharić theksoi se pengesat ekzistuese për lirinë e lëvizjes brenda rajonit dhe në të gjithë zonën Shengen kanë dëmtuar lidhjet familjare, kanë pamundësuar bashkëpunimin rajonal dhe kanë penguar shkëmbimin studentor dhe akademik.

“Në peticionin tonë, ne kërkojmë nga qeveritë e Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Serbisë që të heqin çdo pengesë për lirinë e lëvizjes së njerëzve midis tre shteteve. Për shkak të regjimit të ngurtë të vizave midis Bosnjë dhe Hercegovinës dhe Kosovës, qytetarët e këtyre dy vendeve duhet të aplikojnë për viza për të udhëtuar në njërin apo tjetrin vend, pavarësisht nga qëllimi, përfshirë vizitat familjare, programet e shkëmbimit të studentëve ose për arsye turizmi. Samiti i ardhshëm BE-Ballkan Perëndimor në Slloveni do të jetë një mundësi e mirë për udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që të angazhohen për bashkëpunim rajonal dhe të nënshkruajnë marrëveshjen për udhëtime me karta identiteti në të gjithë rajonin ”, tha Beharić.

Ky peticion është vazhdim i kërkesës së nënshkruar nga 78 individë dhe organizata të shquara nga Ballkani Perëndimor dhe BE, përfshirë Goran Svilanović, Hannes Swoboda, Erhard Busek, Ulrike Lunachek, Florian Bieber dhe të tjerë. Peticioni do t’i dërgohet Komisionit Evropian, Këshillit të BE -së, Parlamentit Evropian dhe udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor.

Next Post
Kanë mbërritur edhe 97 qytetarë të tjerë nga Afganistani, të cilët do të vendosen përkohësisht në vend

Kanë mbërritur edhe 97 qytetarë të tjerë nga Afganistani, të cilët do të vendosen përkohësisht në vend

Vaksinimi kundër gripit do të fillojë nga java e parë e nëntorit

MSH: Janë rivaksinuar 44 për qind e qytetarëve të moshës madhore në shtet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom