Ata do të vendosen përkohësisht në Maqedoninë e Veriut derisa të sigurohet një transferim në destinacionin e tyre përfundimtar.
Pas uljes, qytetarët afganë iu nënshtruan procedurës standarde, mbështetjes së Kryqit të Kuq, kontrollit dhe mbrojtjes së sigurisë, mbështetjes mjekësore, testit PCR dhe mundësisë për vaksinë.
“Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar ndaj aksionit humanitar global që synon t’i ndihmojë qytetarët e Afganistanit, të cilët në të kaluarën kanë punuar për të përmirësuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe paqen”, kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë.