• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Mbrojtja e Spiro Ristovskit: Deklaratat e Ninxhës për 27 prillin janë kontradiktore

July 12, 2021
in DREJTËSI, BALLINA, LAJME
Mbrojtja e Spiro Ristovskit: Deklaratat e Ninxhës për 27 prillin janë kontradiktore
Share on FacebookShare on Twitter

Dëshmitari Aleksandër Vasilevski – Ninxha, sipas mbrojtjes së të akuzuarit Spiro Ristevski, ka thënë skenarë të “Xhejms Bondit”. Avokati Goce Ristevski, në fjalët e tij përfundimtare në rastin “Organizatorët e 27 prillit”, tha se nuk mund ta kuptojë se si prokuroria e cila disponon me disa deklarata të këtij dëshmitarë nuk mund t’i shohë kontradiktat e këtij dëshmitari nga një rrëfim në rrëfimin tjetër.

“Deklaratën e parë të cilin Ninxha e ka dhënë para PTHP NKKO është më 14.06.2018 pas paraqitjes së tij nga arratia. Ajo është deklarata më e freskët i këtij dëshmitari dhe rregull gjyqësore se kjo deklaratë ka kredibilitet më të madh. Në pyetjen e mbrojtjes se pse në deklaratën e tij më 14.06.2018 ka deklaruar se protestat para KSHZ-së ishin të organizuara nga Kiril Bozhinovski, ndërsa në debatin kryesor para kësaj gjykate deklaron se protestat para KSHZ-së janë organizuar nga sekretari organizativ, Spiro Ristovski dhe Kiril Bozhinovski, dëshmitari përgjigjet se është i sigurt”, tha avokati Ristevski.

Nga listat e siguruara të numrave të telefonit të dëshmitarit Aleksandar Vasilevski – Ninxha, avokati Goce Ristevski, theksoi se aspak nuk është vërejtur komunikim përmes telefonit ndërmjet Ninxhës dhe të akuzuarit Spiro Ristovski, më 27 prill të vitit 2017.

“Në deklaratën e parë të dëshmitarit Ninxha, aspak nuk përmendet Spiro Ristovski. Me akuzën e këtillë unë jam i vetëdijshëm se prokurori publik e ka gëlltitur këtë detaj në dëshmimin e këtij dëshmitari diskreditiv në të gjitha bazat, por jam i bindur se ju si juristë nuk do të lejoni që cirke të tilla të kalojnë gjatë vërtetimit të fakteve vendimtare”, tha Ristovski.

Gjykimi për “Organizatorët e 27 prillit” është në fazën e fjalëve përfundimtare. Gjatë seancave të kaluara gjyqësore këtë të drejtë e shfrytëzuan prokuroria dhe i akuzuari Trajko Veljanovski. Për momentin fjalët e tij përfundimtare po i thotë i akuzuari Spiro Ristovski.

Next Post
BP: Institucionet e BE-së me vlerësim të lartë për realizimin e Bankës popullore të konkludimeve të përbashkëta nga Programi I vitit të kaluar për reforma ekonomike

BP: Institucionet e BE-së me vlerësim të lartë për realizimin e Bankës popullore të konkludimeve të përbashkëta nga Programi I vitit të kaluar për reforma ekonomike

Dialogu vjetor ekonomik BE – Ballkani Perëndimor dhe Turqia: Lehtësimi i pasojave nga pandemia dhe rimëkëmbja në afat të mesëm në fokus të konkluzioneve

Dialogu vjetor ekonomik BE – Ballkani Perëndimor dhe Turqia: Lehtësimi i pasojave nga pandemia dhe rimëkëmbja në afat të mesëm në fokus të konkluzioneve

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom