• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Shahpaska – Cigler Kralj: Sllovenia është mbështetëse e eurointegrimi të Maqedonisë së Veriut

July 9, 2021
in POLITIKË, BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Shahpaska – Cigler Kralj: Sllovenia është mbështetëse e eurointegrimi të Maqedonisë së Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, dje në Takimin e dytë ministror për punësim dhe çështje sociale mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Bërdo afër Kranjit, pati takim joformal me ministrin e Punës, Familjes, Punëve Sociale dhe Mundësive të Barabarta të Republikës së Sllovenisë, Janez Cigler Kralj.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) sot kumtuan se dy bashkëbiseduesit folën për prioritetet e të dy vendeve, posaçërisht pas sfidave që I imponoi pandemia me Kovid-19, por edhe për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjelltë.

“Ministrja Shahpaska u falënderua për mbështetjen që e marrim nga Sllovenia dhe e theksoi besimin dhe pritjen se Republika e Sllovenisë gjatë kryesimit të saj me BE-në do të kontribuojë akoma më shumë për lëvizjen përfundimtare të Maqedonisë së Veriut në procesin e tij integrues dhe mbajtje sa më të shpejtë të konferencës së parë ndërqeveritare”, theksojnë nga MPPS.

Ministri slloven Cigler Kralj vlerësoi se pas pandemisë të gjitha shtetet edhe në BE edhe në Ballkanin Perëndimor duhet të fokusohen në politika të të rinjve, të cilat do të thonë krijim të kushteve për përparimin dhe zhvillimin e tyre më të shpejtë.

Ministrja Shahpaska informoi se Maqedonia e Veriut krijon dhe implementon politika dhe zgjidhje sistemore  me qëllim që të rinjve t’u sigurojë kushte të qëndrojnë në shtet dhe këtu ta ndërtojnë të ardhmen e tyre.

Ajo shtoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale punon në disa zgjidhje të reja ligjore, siç është edhe Ligji për marrëdhënie të punës, në të cilin do të implementohen puna nga shtëpia, puna nga distance, orari fleksibil me qëllim që t’u dilet në ndihmë nevojave aktuale. Për disa prej tyre, shtoi Shahpaska, siç është ligji për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë e analizuam edhe modelin slloven.

Shahpaska e ftoi ministrin Cigler Kralj, në periudhën në vijim, ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, të njihet më hollësisht me reformën sociale, por edhe të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim të ndërsjelltë.

Next Post
Zaev në “Ekonomist”: Për ne nuk ka asnjë alternativë përveç BE-së

Zaev në “Ekonomist”: Për ne nuk ka asnjë alternativë përveç BE-së

Konferenca “Ekonomist”: Procesi i integrimit evropian po bëhet më pak i parashikueshëm, të mos lejohet vakumi i zgjerimit të plotësohet nga forcat e treta

Konferenca “Ekonomist”: Procesi i integrimit evropian po bëhet më pak i parashikueshëm, të mos lejohet vakumi i zgjerimit të plotësohet nga forcat e treta

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom