• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zaev: Do ta shfrytëzojmë dëshirën për biseda me Bullgarinë, nuk bisedojmë për identitetin dhe gjuhën, por për propozimin portugez

June 16, 2021
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, POLITIKË
Zaev për N1: Ballkani nuk është më bombë e kurdisur, problemet duhet të zgjidhen me miqësi
Share on FacebookShare on Twitter

Për gjuhën dhe identitetin maqedonas nuk kemi biseduar dhe as që janë në tryezë. Biseduam për propozimin portugez, i cili vjen nga Portugalia si kryesues me Këshillin e Evropës, i cili absolutisht kujdeset për gjuhën tonë maqedonase dhe identetin maqedonas dhe në të njëjtën kohë kujdeset edhe për pozitat bullgare, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve para vizitës së nesërme në Sofje.

Sipas kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, propozimi portugez është me të vërtetë zgjidhje inventive dhe kreative, për çka vlen të mundohemi.

“Me këtë rast grupet punuese kanë arritje adekuate në hartë]n rrugore, ku u konfirmua bashkëpunimi në sektore në të gjitha nivelet. Këto janë suksese serioze, të cilat deri tani janë arritur. Dhe unë besoj se duhet t’u japim mundësi për gjetjen përfundimtare të zgjidhjes”, tha Zaev.

Për takimin e nesërm në Sofje, ai tha se është i obliguar në fillim që qytetarëve t’u thotë pritjet e tij personale, pasi nuk dëshiron që as për vete, e as për popullin t’i rrisë pritjet nga ajo që është reale.

“Pse është reale? Për shkak se në Bullgari nuk ka as Parlament, nuk ka as qeveri politike. Ka dëshirë për bisedë dhe për këtë shkak do ta shfrytëzojmë këtë dëshirë për biseda nga ana e Qeverisë bullgare dhe ne do ta vizitojmë nesër Bullgarinë, ku do të takohemi edhe me lidershipin e disa partive politike, më të mëdhat…Shpresoj se do ta pranojnë këtë, ndërsa do të takohemi edhe me kryeministrin dhe me presidentin e shtetit dhe të gjithë bartësit e funksioneve përgjegjëse”, tha Zaev.

Propozimin portugez e vlerësoi si cilësor, cilësor për ne, cilësor për Bullgarinë dhe se kujdeset për të dy palët.

“Pozita e jonë zyrtare është se është bazë e mirë për arritjen e zgjidhjeve dhe pozita zyrtare e Bullgarisë është se është bazë e mirë për arritjen e zgjidhjes. Këtë duhet ta shfrytëzojmë”, tha Zaev.

Mundësia e parë për datë për konferencë ndërqeveritare është më 22 qershor, respektivist 24 dhe 25 qershor, kur mbahet Këshilli i Evropës. Më 6 tetor, tha Zaev, u caktua Këshilli i Evropës për Ballkanin Perëndimor në Slloveni gjatë kryesimit slloven.

Next Post
Bajden sërish e vendosi kufizimin për hyrje në SHBA

Bajden paralajmëroi për populizmin e rremë që po përhapet në kontinentin amerikan dhe evropian

Osmani mbajti fjalim në Forumin Global të Sigurisë “GLOBSEK 2021” në Bratislavë

Osmani mbajti fjalim në Forumin Global të Sigurisë “GLOBSEK 2021” në Bratislavë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom