• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Shalenberg: Kërkojmë fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, kontesti me Bullgarinë është i zgjidhshëm

June 9, 2021
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Shalenberg: Kërkojmë fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, kontesti me Bullgarinë është i zgjidhshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Shefi i diplomacisë austriake Aleksander Shalenberg vlerësoi se viti 2021 nuk guxon të humbet për Ballkanin Perëndimor dhe kërkoi fillim të negociatave për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Punojmë pas skenave me qëllim që të mos humbet edhe ky vit  sikur ai paraprak. Kërkova negociatat inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të hapen këtë vit”, tha Shalenberg gjatë diskutimit të Akademisë politike të Partisë popullore në Austri.

Shefi i Diplomacisë austriake thotë se sinjal i fuqishëm për mbështetjen e Evropës qendrore  ka qenë edhe vizita e tij e mëparshme, së bashku me homologët e Çekisë dhe Sllovakisë në Shkup dhe Tiranë.

“Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë gjithçka ashtu siç duhet dhe i plotësuan të gjitha kushtet”, potencon Shalenberg, duke potencuar se tashmë ka biseduar me Bullgarinë,  e cila e bllokon hapjen e negociatave me Shkupin dhe se në atë temë plotësisht do të përkushtohet.

“Çështjet bilaterale nuk kanë lidhje  me procesin inkuadrues, sepse ato janë vetëm çështje  bilaterale dhe mund  të zgjidhen  paralelisht”, thotë Shalenberg, duke vlerësuar se kontesti ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë gjithsesi është i zgjidhshëm.

Next Post
Nikollovski: Viti 2021 do të jetë vit i antikorrupsionit, nuk ka të paprekshëm

Urdhri i Bajdenit është porosi për të gjithë ata që i bllokuan proceset në vend, porositi Nikollovski

Në izolim 53 nxënës dhe tetë mësimdhënës, MASH njoftoi se në shkolla intervenohet me kohë

Ministria e Arsimit dhe Korpusi i Paqes nënshkruajnë memo bashkëpunimi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom