• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Nikollovski: Nuk kemi çka të fshehim, qytetarët duhet t’i dinë të gjitha informacionet në lidhje me importin e mazutit

June 9, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Nikollovski: Viti 2021 do të jetë vit i antikorrupsionit, nuk ka të paprekshëm
Share on FacebookShare on Twitter

Analizën që e bënë institucionet shtetërore për importin e mazutit tregoi parregullsi në disa prej kompanive importuese. Janë lëshuar vendime për ndalesë për punë, ndalesë për lëshim në qarkullim të mazutit dhe janë paraqitur kërkesa për revokim të licencave. Shtatë prej kompanive u janë shqiptuar dënime kundërvajtëse në shume totale prej 55.510 euro.

Zëvendëskryeministri përgjegjës për luftë kundër korrupsionit dhe krimit, Lupço Nikollovski sot në konferencë për shtyp kumtoi se të gjitha gjetjet u dorëzuan këtë mëngjes në Prokurorinë Themelore Publike për përpunimin e mëtejshëm dhe përcaktimin e përgjegjësisë së mundshme penale.

E gjithë kjo tregon se menjëherë pas botimit të historisë së IRL, me sugjerimin tim, me Ministrinë e Ekonomisë i udhëzuam institucionet kompetente për kontrolle urgjente, të jashtëzakonshme dhe të thelluara të të gjithë procesit, nga importi apo prodhimi deri në shitje të mazutit dhe derivateve të naftës. Institucionet nën kompetencat e Qeverisë menjëherë vepruan në përputhje me ligjet dhe kompetencat e tyre dhe i shqiptuan masat e duhura ndëshkuese”, tha Nikollovski.

Ai theksoi se mbrojtja e qytetarëve është një përparësi kryesore e Qeverisë dhe shtoi se nuk do të bëjnë asnjë lëshim në atë zonë.

Zëvendëskryeministri theksoi se nuk ka asgjë për të fshehur dhe theksoi se qytetarët duhet t’i dinë të gjitha informacionet.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi paralajmëroi kontrolle të intensifikuara edhe në periudhën e ardhshme me qëllim, siç tha ai, të mbrohen konsumatorët dhe mjedisi jetësor.

“Cilësia e derivateve të naftës të përdorura nga qytetarët, por edhe kapacitetet industriale duhet të jenë në përputhje me standardet më të larta për sigurinë e produkteve. Me Ligjin për Energjetikë që u miratua dy vjet më parë, kjo është pikërisht ajo për të cilën jemi zotuar, dhe në fakt këto janë direktivat e Bashkimit Evropian me të cilat ne jemi plotësisht në përputhje”, tha Bekteshi.

Kompania “Blu Tekonoloxhi”, siç theksoi, ka shitur naftë PPD e cila nuk është deklaruar në Rregulloren për karburante të lëngëta dhe kësaj kompanie i është shqiptuar vendim për ndalimin e përkohshëm dhe hedhjen në treg të produktit të gjetur.

Në kompaninë “Sun AG” nga Shtipi është përcaktuar prodhimi i mazutit nga gomat e mbeturinave dhe iu shqiptua ndalesë për punë dhe u paraqit kërkesë për heqjen e licencës B të integruar.

Për këto dy kompani është dorëzuar letër nga Inspektorati Shtetëror i Tregut në Inspektoratin Shtetëror për Mjedisin Jetësor për të filluar procedurë për heqjen e licencës, për shkak të prodhimit të një produkti që ata e deklaruan si mazut, ndërsa nuk përputhet me parametrat në rregulloren për cilësinë e karburanteve të lëngëta.

Parregullsi janë konstatuar edhe në kompaninë “Eurotim” e cila u përmend në hulumtimin e IRL. Kjo kompani importoi mazut, vlerat kufitare të së cilës nuk përputhen me rregulloren. Asaj i është shqiptuar ndalesë e përkohëshme për vendosje në treg të mazutit. Dy cisternat nga të cilët u morën mostrat u kthyen tek furnitori, ndërsa përveç kësaj një mostër u mor nga depoja e kompanisë, për të cilat priten analizat sot.

Devijimet e parametrave në Rregullore në pjesën e një përqindje më të lartë të ujit janë përcaktuar në pesë cisterna të kompanisë Supertrejd. Këto cisterna iu kthyen furnitorit dhe gjatë ri-inspektimit në këtë kompani u morën tre mostra të reja të cilat u përcaktuan se ishin në përputhje me rregulloren.

Gjobat për kundërvajtje u vendosën kundër shtatë kompanive edhe atë RKM SHPKNJ, Supertrejd, Evrotim, Pertinaks-Shkup, Li-oil DB Kavadar, Blu Teknoloxhi dhe Ka-oil Enerxhi Kavadar, të cilat tregtonin mazut pa licencë nga Komisioni Rregullativ për Energjetikë.

as publikimit të historisë së hulumtimit të IRL-së, qeveria i udhëzoi institucionet kompetente të paraqesin informacione për importin e mazutit në vend. Pas analizës fillestare, këtyre institucioneve iu kërkua të bënin një analizë më gjithëpërfshirëse e cila duhej të dorëzohej brenda shtatë ditësh. Dje ishte afati i fundit për dorëzimin e kësaj analize. Informacionet nga kjo analizë u publikuan në konferencën e sotme për shtyp.

Next Post
Bekteshi: Do të rriten ingerencat e Inspeksionit të tregut, këtu jemi që të bisedojmë me hotelierët

Bekteshi: Nuk do të ketë kurrfarë ndryshimesh në thirrjen publike për kupona për turizëm për qytetarët me të ardhura të ulëta

Shalenberg: Kërkojmë fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, kontesti me Bullgarinë është i zgjidhshëm

Shalenberg: Kërkojmë fillim të negociatave me Shkupin dhe Tiranën, kontesti me Bullgarinë është i zgjidhshëm

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom