• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë maqedonase këtë vit prej 3,6 për qind

June 9, 2021
in BALLINA, EKONOMI, LAJME
Banka Botërore: Vitin e ardhshëm ekonomia e Maqedonisë së Veriut do të kthehet në nivelin si para pandemisë
Share on FacebookShare on Twitter

Banka Botërore në raportin e saj të fundit parashikon rritje të ekonomisë maqedonase këtë vit prej 3,6 për qind, vitin e ardhshëm rritja është parashikuar në 3,5 pë rqind, ndërsa në vitin 2023 në 3,4 për qind.

Për vendet në rajon është projektuar Shqipëria të ketë rritje të BPV-së prej 4,4 për qind këtë vit, Bosnja e Hercegovina 2,8 për qind, Kosova 4 për qind, Mali i Zi 7,1 për qind dhe Serbia 5 për qind.

Në vitin 2022, sipas parashikimit të fundit të Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë duhet të rritet për 3,7 për qind, BeH me 3,5 për qind, Kosova dhe Mali i Zi për 4,5 për qind dhe Serbia 3,7 për qind.

Në vitin 2023, rritja e BPV-së në Shqipëri është projektuar në 3,7 për qind, BeH, gjithashtu në 3,7 për qind, Kosova 4,1 për qind, Mali i Zi 3,5 për qind dhe Serbia 3,9 për qind.

Banka në raportin e saj të qershorit “Perspektivat globale ekonomike” parashikon që ekonomia globale do të shënoj rritje në vitin 2021 për 5,6 për qind, që është rritja më e shpejtë pas recesionit në 80 vitet e fundit, kryesisht për shkak të përmirësimit të performancës në disa ekonomi të mëdha.

“Megjithatë, shumë ekonomi në zhvillim do të vazhdojnë edhe më tej të luftojnë me pandeminë e Kovid-19 dhe pasojat e saj,” vlerëson Banka Botërore.

Sipas Bankës, përkundër rimëkëmbjes, prodhimi global deri në fund të këtij viti do të jetë në një nivel prej rreth dy për qind nën projeksionet e vendosura në periudhën para pandemisë.

“Humbjet e të ardhurave për kokë banori nuk do të tejkalohen deri në vitin 2022 në rreth dy të tretat e ekonomive në zhvillim,” thuhet në raport.

Banka tregon se në ekonomitë e varfra, ku procesi i vaksinimit është i ngadaltë, efektet e pandemisë kanë ndikuar negativisht në përpjekjet për uljen e varfërisë dhe e përkeqësuan pasigurinë dhe sfidat e tjera afatgjata.

“Pavarësisht që ka tregues pozitivë të rimëkëmbjes globale, pandemia vazhdon të ndikojë në varfërinë dhe pabarazinë e njerëzve në vendet në zhvillim në botë. Thelbësore do të jenë përpjekjet e koordinuara për ta përshpejtuar shpërndarjen e vaksinave dhe lehtësimin e borxheve, veçanërisht për vendet e varfra. Siç zvogëlohet kriza shëndetësore, politikëbërësit do të duhet të gjejnë zgjidhje për efektet e qëndrueshme të pandemisë dhe të marrin hapa për të nxitur një rritje të gjelbër, elastike dhe gjithëpërfshirëse duke e ruajtur stabilitetin makroekonomik, vlerësoi kryetari i Bankës Botërore, Dejvid Malpas.

Next Post
Nikollovski: Viti 2021 do të jetë vit i antikorrupsionit, nuk ka të paprekshëm

Nikollovski: Nuk kemi çka të fshehim, qytetarët duhet t’i dinë të gjitha informacionet në lidhje me importin e mazutit

Bekteshi: Do të rriten ingerencat e Inspeksionit të tregut, këtu jemi që të bisedojmë me hotelierët

Bekteshi: Nuk do të ketë kurrfarë ndryshimesh në thirrjen publike për kupona për turizëm për qytetarët me të ardhura të ulëta

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom