Sllovenia është e përgatitur për kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian, që fillon më 1 korrik, ndërsa temat më të rëndësishme të diskutimit do të jenë Konferenca për të ardhmen e BE-së dhe përparimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE-së, e posaçërisht fillimi i negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut. Këtë e deklaroi sot ministri slloven i Punëve të Jashtme, Anzhe Llogar.
“Muajt në vijim do të jenë shumë të rëndë për të gjithë ne. Prandaj, sot dhe nesër nuk do të bisedojmë aq shumë për vetë kryesimin, por në përgjithësi se si t’i materializojmë pozitat tona dhe obligimet tona nga strategjia për politikë të jashtme dhe program ynë për kryesim”, deklaroi Llogar në konferencën e mbyllur sllovene për diplomacitë që po mbahet në Bërdo afër Kranjit”, lajmëroi STA.
“Përpara kemi shumë dosje me kërkesa të mëdha dhe do të duhet të punojmë shumë”, theksoi ai para diplomatëve.
Duke i analizuar marrëdhëniet me vendet fqinje, Llogar theksoi se nga shtatori I kaluar, kur u mbajtën konsultimet e fundit të llojit të tillë, bashkëpunimi afarist dhe zhvillimi i marrëdhënieve infrastrukturore janë në plan të parë, që sipas tij mund të ndihmojë në tejkalimin e disa çështjeve të hapura.
Presidenti slloven, Borut Pahor do t’iu drejtohet diplomatëve sot, ndërsa fjalimi i kryeministrit Janez Jansha është paralajmëruar për nesër.