Idetë inovative e lëvizin botën përpara, ndërsa unë jam i bindur se të gjithë së bashku do të bëjmë ambient akoma më të suksesshëm me transformim të përkushtuar të ekosistemit start ap të vendit. Bashkarisht të kontribuojmë që vendi të bëhet startap hab i Ballkanit sepse besojmë se kjo është hyrje në industrializimin e katërt drejt të cilit synojmë, porositi kryeministri Zoran Zaev, duke e hapur samitin e parë nacional start-ap që po mbahet në Shkup nën moton “Bashkarisht ndikojmë”.
Zaevi dërgoi mbështetje të fuqishme për idetë inovative për komunitetin startap të vendit dhe rolin e tij të madhe në rritjen ekonomike në nivel lokal dhe nacional. Njëherësh u dërgoi urim të gjithë sipërmarrësve, të cilët, siç tha, edhe në kushte të pandemisë nuk ndalen, por i digjitalizojnë proceset dhe implementojnë vegla më bashkëkohore për zhvillim të bizneseve.
“Vazhdojmë edhe më fuqishëm t’i motivojmë kompanitë startap që të zhvillohen, të pushtojnë tregje të reja, internacionalisht të ndërlidhen, të krijojnë vlerë të shtuar dhe të shndërrohen në brende nacionale. Rrëfimet tuaja të suksesshme inovative janë motiv për të gjithë që mendojnë ta shndërrojnë idenë e tyre në biznes”, theksoi Zaevi.
Kryeministri përkujtoi se vetëm në tre vitet e fundit përmes FIZHT janë mbështetur 559 kompani me projekte të bashkëfinancuara dhe mbi 76 milionë euro investime që është e pakrahasueshme, theksoi, me periudhën para vitit 2017 kur u mbështetën vetëm rreth 30 kompani.
“Kemi shumë potencial, të rinj të mençur, të cilët duhet të mbështeten, të jenë vetë pronarë dhe të kontribuojnë për zhvillim të komunitetit afarist dhe të ekonomisë. Sipërmarrës, konsideroni në mbështetjen nga Qeveria juaj”, nënvizoi Zaevi dhe shfaqi shpresë se nga Samiti do të dalin konkludime cilësore.
Para të pranishmëve folën edhe zëvendëskryeminsitri për çështje ekonomike., Fatmir Bytyqi, si dhe drejtori i Fondit për inovacione dhe zhvillim teknologjik, Kosta Petrov.