• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Zëvendëskryeministri Dimitrov u bë anëtar i Këshillit të njohur evropian për marrëdhënie të jashtme

May 28, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Zëvendëskryeministri Dimitrov u bë anëtar i Këshillit të njohur evropian për marrëdhënie të jashtme
Share on FacebookShare on Twitter

“Është një nder i vërtetë të marrë këtë ftesë personale, të cilën e pranova me shumë kënaqësi, sepse mundësia për të bashkëpunuar me kolegët nga Këshilli evropian për marrëdhënie të jashtme (ECFR), të cilët janë mendimtarë të vlerësuar dhe krijues të vendimeve globale është një privilegj i madh”, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov me rastin e ftesës së bashkëkryesuesve të ECFR, me të cilën u bë anëtar zyrtar i kësaj organizate drejtuese ndërkombëtar tink-tenl kushtuar politikës së jashtme evropiane dhe të sigurisë.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri Dimitrov u takua sot në Shkup me zëvendës Drejtorin e ECFR dhe udhëheqësen e zyrës në Sofje, Vesela Çerneva, me të cilën bisedoi për rolin e tij si anëtare e Këshillit dhe optimizimin e mundësive për bashkëpunim.

Siç njoftoi Sekretariati për Çështje Evropiane, Dimitrov u falënderua për nderin për t’u anëtarësuar në ECFR prestigjioze dhe shprehu besim se do të punojë me përkushtim për të kontribuar në përmbushjen e misionit të kësaj platforme unike për lidhjen e evropianëve të bindur.

“Besoj se qëllimet, vlerat dhe parimet e mia personale dhe profesionale janë në përputhje me ato të ECFR, që synojnë krijimin e një Europe më të mirë, më të sigurt për të mirën e të gjithë qytetarëve. Veçanërisht në një kohë kur po përballemi me sfida dhe ngjarje serioze globale të cilat i ndryshojnë trendet botërore dhe i rishikojnë shtyllat e rendit ndërkombëtar,” tha Dimitrov.

Në emër të ECFR dhe në emër të saj, Çerneva e transmetoi kënaqësinë për pranimin e ftesës për ta përfshirë Dimitrovin në Këshill dhe theksoi se është një mundësi për veprim të përbashkët në drejtim të përforcimit të vlerave të rendit ndërkombëtar, por edhe afrimin e Evropës dhe përfaqësimin e të ardhmes evropiane në Ballkanin Perëndimor.

“Përmes anëtarësimit në Këshillin e ECFR-së, i cili bazohet në angazhimet e tij profesionale, zëvendëskryeministri Dimitrov do të vazhdojë të angazhohet për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor,” shtohet në njoftimin e SÇE-së.

ECFR i bashkon përfaqësuesit më të lartë dhe ekspertët më të shquar në fushën e politikës së jashtme, në një komunitet strategjikisht të orientuar pan-evropian, të angazhuar për zhvillimin e politikave të bazuara në vlera, duke promovuar stabilitetin dhe sigurinë e Evropës. Kryesuesit aktualë të Këshillit janë Karl Bild, ish kryeministri suedez dhe përfaqësues special për misionet e KB-së dhe BE-së, dr. Lik Frajs, drejtoresha e tink-tenk-ut Evropa dhe Norbert Rоtgen, deputet gjerman dhe kryetar i Komitetit për punët e jashtme të Bundestagut.

Next Post
PISA dhe PIRLS-testimi në prill dhe maj të vitit 2021, aktualisht mbahen trajnime për mësimdhënësit

Kryeministri Zaev është për mësim me prezencë fizike nga shtatori

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të ketë mbledhje pasdite, Filipçe tha se tani për tani nuk ka nevojë për restrikcione shtesë

Filipçe: Komisioni propozoi lëshim të masave për shkak të uljes së epidemisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom