Emërimi i politikanëve në pozita të larta drejtuese çon më tej në ndikim politik në procedurat e punësimit, me këtë procedurë krijohet pakënaqësi. Prandaj, profesionalizimi i pozicioneve menaxheriale do të parandalojë transferimin e ndikimit politik nga zyrtarët e administratës dhe punonjësit e tjerë të sektorit publik, tha ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë Jeton Shaqiri, në prezantimin e sotëm të Raportit për monitorimin mbi zbatimin e rekomandimeve të vlerësimit së cënueshmërinë ndaj korrupsionit gjatë procedurave të punësimit në sektorin publik.
Ai shtoi se MSHIA shqyrtoi rekomandimet e marra të Raportit për vlerësimin e cënueshmërisë ndaj korrupsionit në procedurat e punësimit në sektorin publik, me një fokus të veçantë në nepotizëm, kronizëm dhe klientelizëm.
Ky raport u përgatit brenda kornizës së projektit “Përforcimi i kapaciteteve të institucioneve në luftën kundër korrupsionit” i zbatuar nga Transparensi Internashënëll.
Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, theksoi se koordinimi i institucioneve në lidhje me sigurimin e të dhënave ende nuk është në nivelin e duhur, platforma kombëtare për ndërveprim, e cila përfshin 32 institucione, nuk përdoret në mënyrë efektive.
Raporti nga monitorimi i zbatimit të rekomandimeve nga raporti mbi vlerësimin e cënueshmërisë së korrupsionit në procedurat për punësim në sektorin publik mbështetet financiarisht nga USAID, në kuadër të projektit për pjesëmarrje qytetare.