• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Aktakuza për rastin “Tortura” bazohet në supozime, konsideron mbrojtja e Sasho Mijallkovit

May 26, 2021
in BALLINA, DREJTËSI, LAJME, TË DREJTAT E NJERIUT
Aktakuza për rastin “Tortura” bazohet në supozime, konsideron mbrojtja e Sasho Mijallkovit
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse Sasho Mijallkov ka realizuar çfarëdo kontakti me të akuzuarit, kontakti i tillë do të ishte evidentuar në operatorët telefonikë dhe në bazë të shënimit nga kontakti telefonik, lehtë dhe pa dyshim do të konfirmohej se kontakti i tillë ishte realizuar. I vetëdijshëm për këtë fakt, se një dëshmi e tillë nuk ekziston sepse ngjarja e tillë as që ka ndodhur, prokurori publik e bazon aktakuzën e vet vetëm në supozime, deklaroi sot avokati Ljupço Shvërgovski në fjalët përmbyllëse të mbrojtjes në rastin “Tortura”, ku i akuzuar është edhe ish-drejtori I DSK-së, Sasho Mijallkov.

Avokati Shvërgovski shtoi se edhe për të akuzuarit e tjerë, mungon forma e diskriminimit, për shkak të përcaktimit tjetër politik si element thelbësor të kësaj vepre penale.

“Nxitja duhet t’i referohet personit të caktuar dhe veprës së caktuar penale, nxitësi duhet ta njohë personin, i cili ceket në ekzekutimin e veprës penale. Nxitësi duhet të jetë i vetëdijshëm se një person tjetër shtyn në ekzekutim të veprës penale, i njëjti duhet të jetë i vetëdijshëm edhe për vetë veprën për të cilën nxit person tjetër”, thotë avokati.

Në këtë akt penal juridik në të cilin është i akuzuar Sasho Mijallkov, siç tha Shvërgovski, përfaqësuesi I aktakuzës jo vetëm që nuk saktësoi dëshmi, por nuk ka cekur asnjë indikacion se Sasho Mijallkovi I ka nxitur të tjerët në kryerje të veprës penale me të cilën ngarkohen.

Në aktakuzë ceket se Sasho Mijallkov si person zyrtar, drejtor i DSK-së, për shkak të diskriminimit në bazë të përcaktimit politik i ka shtyrë të akuzuarit t’i ndërmarrin veprimet e kryerjes që janë cekur në dispozitivin e aktakuzës dhe njëherësh për veprimin e tij të tillë, është akuzuar se ka kryer vepër penale torturë dhe veprim dhe ndëshkim tjetër brutal, jonjerëzor.

Në seancën e fundit prokurori publik, Ljubomir Lape kërkoi dënime me burg për të akuzuarin Mijallkov dhe gjashtë pjesëtarët e njësisë Alfa, të cilët ngarkohen se në vitin 2011 në mënyrë jonjerëzore dhe ofenduese e kanë arrestuar Ljube Boshkovskin.

I akuzuar i parë në këtë rast është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili në aktakuzën e parashtruar nga ish-PSP-ja, është i dyshuar për vepër penale “torturë dhe veprim dhe ndëshkim tjetër brutal dhe johuman” nga neni 142 paragrafi 1 me nenin 23 të KP-së. Për veprën e njejtë, janë të dyshuar edhe gjashtë ish-pjesëtarë të njësisë “Alfa” mes të cilëve Ivica Ançevski, Novica Stankovski, Petar Milloshevski, Filip Atanasov, Jovan Bocevski dhe Metush Shabani.

Next Post
Takim i Xhaferit me ambasadorin e Kazakistanit Abdrashov

Takim i Xhaferit me ambasadorin e Kazakistanit Abdrashov

Shahpaska: Buxheti për vitin 2021 është orientuar drejtë vazhdimit të reformës sociale, kujdesit për të rinjtë, uljen e papunësisë dhe varfërisë

Shahpaska: Puna në distancë do të përfshihet në Ligjin e ri për marrëdhënie pune

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom