• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Besimi dhe Tehada nënshkruan harmonizimin e Marrëveshjes për shmangien e tatimit të dyfishtë, me Zvicrën me konventën e OECD-së

May 19, 2021
in EKONOMI, BALLINA, INTEGRIME, LAJME
Besimi: Pakoja e pestë është për revilitalizim dhe zhvillim të ekonomisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Zvicrës në vend, Sibil Zuter Tehada nënshkruan Protokollin për harmonizimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës për shmangien e tatimit të dyfishtë, në përputhje me konventën e re tatimore të Organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik (OECD) dhe standardet e BEPS-it. Protokolli do të përforcojë dispozitat ekzistuese për shmangien e tatimit të dyfishtë të tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit mbi kapitalin ndërmjet dy vendeve, ku do të arrihet rritja e transparencës tatimore dhe trajtimi i drejtë tatimor, njoftoi Ministria e Financave.

“Përforcimi i dispozitave për shmangien e tatimit të dyfishtë do të mundësojë përmirësimin e monitorimit të bazës tatimore dhe shpërndarjen e drejtë të fitimeve midis dy vendeve. Vendosja e rregullave të qarta për shmangien e tatimit të dyfishtë si dhe parandalimi i përfitimeve kontraktuese në rrethana të papërshtatshme kanë rëndësi të jashtëzakonshme për bashkëpunimin ekonomik bilateral, si dhe për ndërtimin e sistemit të drejtë tatimor”, tha ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Ambasadorja e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibil Zuter Tehada, tha se Zvicra e mirëpret rishikimin lidhur me Marrëveshjen tonë për tatimin e dyfishtë e cila është në përputhje me standardet më të fundit ndërkombëtare dhe do të përforcojë marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve.

“Zvicra angazhohet në zbatimin e standardeve të fundit ndërkombëtare në rrjetin e saj të marrëveshjeve për tatimin e dyfishtë”, theksoi ambasadorja.

Protokolli parasheh harmonizimin e shkëmbimit të informacioneve midis organeve tatimore kompetente të të dyja vendeve, sipas standardeve ndërkombëtare të parapara, në konventën e OECD-së dhe standardet e BEPS-it, si dhe harmonizime që do të lehtësojnë zbatimin e proceseve të rregulluara me marrëveshjen në praktikë. Gjithashtu, protokolli synon zbatimin e standardeve të BEPS-it.

Gjatë muajit gusht të vitit 2018, Republika e Maqedonisë së Veriut u bë vendi i 117-të anëtar i Kornizës inkluzive të BEPS-it, ku në mënyrë të barabartë me vendet e tjera, marrim pjesë në ndërmarrjen e masave për parandalimin e shmangies së pagesës së tatimit, përkatësisht masave për ruajtjen e bazës së tyre tatimore. Pakoja BEPS përbëhet nga 15 masa, në kuadër të të cilave janë përcaktuar aktivitete, që do t’u ndihmojnë vendeve në trajtimin e mundësive për shmangien e pagesës së tatimit. Republika e Maqedonisë së Veriut në mënyrë aktive merr pjesë në zbatimin e kësaj pakoje të masave.

Ndër vite, Republika e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje bilaterale për shmangien e tatimit të dyfishtë me 49 vende dhe shumica e tyre janë sipas standardeve të vjetruara. Harmonizimi i marrëveshjeve me Konventën e re të OECD-së ofron mbrojtje shtesë kundër mostaksimit të dyfishtë.

Next Post
Panel i CIVILit: “Multikulturalizmi dhe vlerat evropiane në media”

Panel i CIVILit: “Multikulturalizmi dhe vlerat evropiane në media”

Hoxhiq: Vendi ynë ka nevojë për politika të diskriminimit pozitiv

Hoxhiq: Vendi ynë ka nevojë për politika të diskriminimit pozitiv

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom