• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani – Zef: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë t’i mbajnë konferencat e para ndërqeveritare dhe t’i fillojnë bisedimet

May 14, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Osmani – Zef: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria meritojnë t’i mbajnë konferencat e para ndërqeveritare dhe t’i fillojnë bisedimet
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, në mars të vitit të kaluar, morën dritë të gjelbër për fillimin e bisedimeve dhe të dyja vendet meritojnë që t’i mbajnë konferencat e para ndërqeveritare dhe t’i fillojnë bisedimet pa kurrfarë shtyrje, thanë në konferencën e përbashkët për media në Shkup ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe ambasadori Zef Mazi, kryenegociues kryesor për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në BE.

Samitet e ardhshme verore të BE-së përfaqësojnë mundësi të papërsëritshme me atë që BE-ja në vepër do ta dëshmojë besimin në procesin e zgjerimit dhe me këtë do ta ruajë idenë evropiane si motor kryesor të ndryshimeve pozitive në rajon”, tha Osmani.

Zef Mazi, theksoi se procesi i zgjerimit duhet të vazhdojë dhe se të dyja vendet në qershor do të marrin datë për konferencat e para ndërqeveritare.

“Ne shpresojmë se fuqishëm BE-ja do të gjejë mundësi që procesi i zgjerimit të vazhdojë. Ne, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk do të shkojmë duarbosh më 22 qershor të këtij viti kur është mbledhja e fundit e Këshillit për Punë të Përgjithshme nën presidencën e Portugalisë. Konferenca e Parë Ndërqeveritare shpresojmë se duhet të mbahet këtë gjysmëvjetor dhe të mos vihet në pikëpyetje vlera themelore për meritat. BE-ja i vlerëson meritat e secilit kandidat. Shqipëria i përmbushi të gjitha kërkesat, procesi i reformave vazhdon. Shpresojmë se nuk do të frenojë procesi i integrimit i dy vendeve tona”, tha Mazi.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen përvojat e tyre në lidhje me strukturën negociuese, si dhe me rolin e institucioneve, veçanërisht të Ministrisë së Punëve të Jashtme në gjithë këtë proces, ndërsa u diskutua edhe mundësia për bashkëpunim në formë trajnimesh për forcimin e kapaciteteve administrative gjatë ballafaqimit me sfidat që dalin nga roli dhe detyrat në procesin negociues.

“Metodologjia e re parashikon udhëheqje më të fortë politike të vetë procesit të negociatave, rol më të madh të vetë shteteve anëtare në mbikëqyrjen dhe vlerësimin e procesit negociues, me çfarë, roli i rrjetit tonë diplomatik në kryeqytetet e BE-së merr një rëndësi dhe përgjegjësi shtesë për udhëheqje të suksesshme të negociatave. Sigurisht, si pika kyçe të komunikimit me institucionet e BE-së janë misionet në Bruksel të vendeve që negociojnë, të cilët duhet të kenë përforcim serioz diplomatic, ndërsa rol të veçantë marrin edhe të gjitha ambasadat e tjera në vendet-anëtare të BE-së, të cilat duhet të vendosin rrjedhë efikase të informacioneve për përparimin e vendit, dhe më e rëndësishmja, sistem për paralajmërim të hershëm, me qëllim informimin e drejtë të Qeverisë dhe të vetë strukturës negociuese për vlerësimin dhe udhëzimet që vijnë nga kryeqytete evropiane”, theksoi Osmani.

Ministri Osmani shfrytëzoi rastin ta njoftojë bashkëbiseduesin për statusin e reformave të arritura, si dhe për gjendjen aktuale në vendet fqinje. Më pas, ministri i punëve të jashtme Osmani, informoi edhe për fokusin e ripërtërirë dhe të përforcuar, lidhur me rezultatet e arritura nga fusha e sundimit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit.

Kryenegociuesi për anëtarësim të Republikës së Shqipërisë në BE, Zef Mazi në agjendë sot ka takim edhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.

Paraprakisht, Mazi u prit nga presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, me të cilin kanë shkëmbyer mendime dhe informacione për perspektivat për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për të dyja shtetet dhe fillimin formal të bisedimeve për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

Next Post
Greqia e vazhdoi vendimin për ndalesë për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta deri më 8 shkurt

Greqia lejoi hyrjen e shtetasve të RMV-së përmes vendkalimit kufitar “Evzoni” me protokoll të veçantë

Xhaferi- Mazi: Procesi i zgjerimit nuk duhet vazhdimisht të shtyhet

Xhaferi- Mazi: Procesi i zgjerimit nuk duhet vazhdimisht të shtyhet

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom