• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Zaevi në Bruksel pas shpjegimit për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

May 10, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Zaevi në Bruksel pas shpjegimit për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaevi sot në selinë e BE-së në Bruksel do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasolin, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme Zhozep Borelin, me nënkryetarin ekzekutiv të KE-së, Frans Timermansin dhe me eurokomisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhejin.

Në takimet e Zaevit me përfaqësuesit e lartë evropianë në të cilat do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrovi dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, pritet të bisedohet për procesin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, për veton e Bullgarisë, por edhe për deklaratat e fundit të eurokomisarit Varheji se është e mundur ndarja e Shkupit dhe Tiranës në rrugën evropiane.

Varheji, javën e kaluar, gjatë vizitës në Shkup, ndërsa pastaj edhe në deklaratën për “Euronjuz” tha se është që mundur që Brukseli t’i hapë negociatat vetë me Shqipërinë, nëse mbetet vetoja bullgare dhe nuk gjendet zgjidhje e përbashkët e pranueshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Varheji u përgënjeshtrua nga funksionarë të lartë të Gjermanisë dhe të Sllovakisë, të cilët thanë se në BE nuk përgatitjet ndarje e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Berlini, Bratislava, por edhe Vjena dhe disa anëtare të BE-së janë decidë që Shkupi dhe Tirana së bashku t’i fillojnë negociatat.

Kryeministri Zaev para nisjes për në Bruksel porositi se pret që BE-ja t’i konfirmojë vlerat evropiane dhe të dorëzojë atë që e premtoi për reformat e zbatuara në Maqedoninë e Veriut. Në deklaratën për “Euronjiuz” thotë se kandidatura e Maqedonisë së Veriut është test për kredibilitet të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor, për atë nëse BE-ja do t’i mbajë premtimet.

Në intervistën për “Katimerinin”, megjithatë në kontekst të bllokadës bullgare, Zaevi theksoi se për Maqedoninë e Veriut, për popullin maqedonas, është e papranueshme çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas.

“Në shekullin 21, përcaktimi i historisë së një kombi tjetër nuk është në përputhje me frymën evropiane, sepse ne kemi nevojë për të ndërtuar një të ardhme së bashku. Për Maqedoninë Veriore, për popullin maqedonas, për të gjithë qytetarët e vendit tonë, çdo ndërhyrje në identitetin maqedonas është e papranueshme. Procesi ka vazhduar për një kohë të gjatë, ne nuk duam të ndalemi dhe nuk do të ndalemi, por nuk do të rrezikojmë dinjitetin tonë dhe identitetin tonë. Unë besoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkëta me Bullgarinë dhe do të ndërtojmë një të ardhme cilësore për ne dhe gjeneratat e ardhshme”, shpjegoi kryeministri, duke theksuar se e kaluara nuk duhet të harrohet, por “urat e bashkëpunimit duhet të ndërtohen midis të gjitha vendeve të Ballkanit, sepse ajo është e vetmja rrugë drejt suksesit”, tha Zaevi.

Zëvendëskryeministri Dimitrov, dje në shënimin e Ditës së Evropës me ambasadorin evropian Dejvid Gir në Shkup, tha se pret që sot në Bruksel ta dëgjojnë qëndrimin e Komisionit Evropian.

“Është e qartë se shumica dërrmuese e vendeve anëtare duan që ne dhe fqinjët tanë në Tiranë të fillojmë negociatat sa më shpejt të jetë e mundur. Kuptimi im është se ky është qëndrimi i KE, i cili në fakt e rekomandoi atë në raportin e saj dhe paketën e zgjerimit nga tetori i vitit të kaluar. Ky është qëllimi ynë dhe ne po punojmë së bashku për atë qëllim. Maqedonia e Veriut plotësoi të gjitha kushtet dhe gjithçka që duhej të bënte në përputhje me parimet evropiane. Fillimi i negociatave është një gjë absolutisht e merituar dhe për shkak të tre gjërave – koha, vitet dhe brezat e humbur, progresi i dukshëm në vitet e fundit dhe lidershipi i demonstruar në trajtimin e çështjeve të vështira, unë mendoj se historia maqedonase është një provë nëse mund t’i besojmë BE-së në lidhje me tërë Ballkanin”, tha Dimitrovi.

Ambasadori evropian Gir theksoi se pozicioni i KE-së absolutisht është i qartë – që nga fillimi Komisioni dëshiron të shohë mbajtjen e konferencave të para ndërqeveritare edhe me Maqedoninë e Veriut edhe me Shqipërinë, sa më shpejt është e mundur.

Lidhur me kontestin me Bullgarinë, dërgoi mesazh se BE-ja jep mbështetje që të gjendet një zgjidhje e pranueshme.

“Bashkimi Evropian i inkurajon të dyja palët të arrijnë një zgjidhje të pranueshme të përbashkët. Lidhur me çështjen e ndarjes së Maqedonisë së Veriut nga Shqipëria, ajo u ngrit gjatë vizitës së Komisionerit Varheji. Ai përsëriti se Komisioni Evropian po punon për të caktuar një konferencë ndërqeveritare me të dyja vendet – me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sidoqoftë, ai tha se ende nuk e kemi arritur atë pikë. Sigurisht, ndarja është gjithashtu një çështje për Këshillin Evropian të BE-së. Dhe, sigurisht, janë 27 vendet anëtare që adresojnë atë çështje”, tha Giri.

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, megjithatë, të shtunën, në prag të Ditës së Evropës, deklaroi se nuk mendon se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të ndahen në rrugën drejt BE-së për një periudhë tjetër, se është një debat i gabuar dhe se nuk duhet të heqim dorë nga mundësia e mbajtjes së konferencës ndërqeveritare në muajin qershor dhe fillimin e bisedimeve dhe me qeveri eventuale teknike në Bullgari për të gjetur zgjidhje teknike, për çka tani më ka vendim politik.

Shefi i diplomacisë porositi se Maqedonia e Veriut i ka përmbushur kriteret për fillim të negociatave, se madje edhe i ka tejkaluar, ashtu që radhën e ka Bashkimi Evropian ta përmbushë atë që e ka premtuar.

Sipas paralajmërimit të pres shërbimit qeveritar, kryeministri Zaev gjatë vizitës së sotme në Bruksel do të ketë takim edhe me Augusto Santosh Silvan, ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vend-anëtar dhe kryesues aktual me BE-në.

Serinë e bisedimeve i filloi mbrëmë me takimin me Mirosllav Lajçakun, përfaqësues special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd.  Të dy janë dakorduar se Maqedonia e Veriut e realizoi pjesën e vet të obligimeve. Është koha BE-ja të japë rezultate, pa anulim, pasi çdo vendim më ndryshe do ta prishë kredibilitetin e BE-së para të gjithë Ballkanit Perëndimor.

Janë paraparë takime edhe me europarlamentarët Daçian Çolosin, kryesues i grupit Europe Renew dhe me Ilhan Quçukun, raportues i PE-së për Maqedoninë e Veriut.

Nga Brukseli, kryeministri Zaev, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrovin, do të udhëtojë për në Madrid, ndërsa pastaj për në Athinë.

 

Next Post
Sistemi efikas dhe transparent për financa publike është parakusht për rritjen ekonomike të çdo shteti

Oda e Pavarur e Hotelierisë me kërkesë për Qeverinë që të përfshihen të gjithë hotelierët me mbështetjen financiare

Takimi i Komisionit për Sëmundje Infektuese shtyhet për nesër

Lehtësim të masave restriktive nga 12 maji, propozon Shtabi kryesor koordinativ i krizave

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom