• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Zaev – Lajçak: Shkupi e kreu pjesën e vet të detyrimeve, tani radhën e ka Brukseli

May 10, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Gjyqësia, e para nën thjerrën e BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut e realizoi pjesën e vet të obligimeve. Është koha që BE-ja të japë rezultate, pa anulim, pasi çdo vendim ndryshe do ta prishë kredibilitetin e BE-së para Ballkanit Perëndimor.

Siç publikoi në Tuiter kryeministri Zaev, ky është mesazhi i përbashkët për të cilin janë pajtuar me Mirosllav Lajçak, përfaqësues special i BE-së për dialogun Prishtinë – Beograd, në takimin e djeshëm në Bruksel.

Takimi me Lajçakun është takimi i parë i serisë së bisedimeve me përfaqësues të lartë të BE-së, që do t’i ketë kryeministri Zaev sot dhe nesër në Bruksel.

Zaev sot në selinë e BE-së në Bruksel do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme Zhozep Borell, me nënkryetarin ekzekutiv të KE-së, Frans Timermans dhe me eurokomisarin për Politikë Fqinje dhe Zgjerim, Oliver Varheji.

Në takimet e Zaevit me përfaqësuesit e lartë evropianë, në të cilat do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri, Nikolla Dimitrov dhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, pritet të bisedohet për procesin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, për veton e Bullgarisë, por edhe për deklaratat e fundit të eurokomisarit Varheji se është e mundur ndarja e Shkupit dhe Tiranës në rrugën evropiane.

Sipas deklaratës së pres shërbimit qeveritar, kryeministri Zaev gjatë vizitës në Bruksel do të ketë takim edhe me Augusto Santosh Silva, ministër i Punëve të Jashtme i Portugalisë, vend aktual kryesues me BE-në.

Janë parashikuar takime edhe me europarlamentarët Daçian Çolos, kryesues i grupit Europe Renew dhe me Ilhan Quçuk, raportues i PE-së për Maqedoninë e Veriut. 

Next Post
Pendarovski: Arratisja e Mijallkovit i diskrediton përpjekjet për t’u përballur  me krimin dhe korrupsionin e lartë

Presidentja e Gjeorgjisë Sallome Zurabishvili për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Fon der Lajen e konfirmoi mbështetjen e saj për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

Fon der Lajen e konfirmoi mbështetjen e saj për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom