• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

G-7 bëri thirrje për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE

May 6, 2021
in BALLINA, INTEGRIME, LAJME, RAJON
G-7 bëri thirrje për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrat e Punëve të Jashtme të anëtarëve të Grupit të shtatë kombeve të industrializuara (G-7) e konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, rimëkëmbjen ekonomike dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, si një investim kryesor në paqen dhe stabilitetin dhe e mbështetën progresin e mëtejshëm në bashkëpunimin rajonal, veçanërisht përmes Tregut të Përbashkët Rajonal, Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor dhe Procesit të Berlinit, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Beogradi.

Në deklaratën e përbashkët, ministrat e mbështetën hapjen zyrtare të negociatave për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe zbatimin e një agjende reformash në lidhje me bisedimet e pranimit në BE me Malin e Zi dhe Serbinë, thuhet në kumtesën e përbashkët të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS).

Ministrat i bënë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përfshihën në mënyrë konstruktive në negociatat për dialog me ndërmjetësim të BE-së dhe t’i ormalizojnë plotësisht marrëdhëniet e tyre përmes një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme që kontribuon në stabilitetin rajonal.

Në deklaratën e përbashkët, ministrat e Punëve të Jashtme të G7 ashpër e refuzojnë çdo përpjekje për ta minuar integritetin territorial të Bosnje e Herzegovinës, duke thënë se spekulimet e pajustifikuara të ndryshimeve të kufijve etnikë nuk janë zgjidhje për sfidat e rajonit dhe se ndryshime të tilla do të ishin kërcënim për sigurinë në rajon.

Ministrat u bënë thirrje të gjitha partive në BeH të bien dakord dhe të zbatojnë reforma elektorale dhe të kufizuara kushtetuese, t’i zbatojnë vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Zyrën e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) dhe Komisionin e Venecias për afrimin e vendit në aspiratat demokratike.

Ata, gjithashtu, e përshëndetën kandidaturën e Kristian Shmit për përfaqësues të lartë në BeH.

Në pjesën nga deklarata e përbashkët për Ballkanin Perëndimor potencohet rëndësia për avancim të reformave të nevojshme të brendshme, veçanërisht mbi sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër krimit të organizuar, financave të paligjshme dhe korrupsionit, duke ndërmarrë veprime të forta kundër çështjeve më drastike.

Next Post
(VIDEO) Carovska: Patjetë duhet të kemi sistem të ri të arsimit ku do të respektohen dhe përfshihen të gjithë

(VIDEO) Carovska: Patjetë duhet të kemi sistem të ri të arsimit ku do të respektohen dhe përfshihen të gjithë

Spasovski: Gjendja e krizës nuk do të thotë më shumë polici dhe ushtri në rrugë, por mundësi për shfrytëzim të të gjitha kapaciteteve në luftën me KOVID-19

Spasovski: Dita e policisë përfaqëson simbol të sakrificës, përgjegjësisë, guximit, moralit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom