Deputetët sot, në kuadër të vazhdimit të mbledhjes së 30-të votuan njëzet ligje, për të cilat debati kishte përfunduar paraprakisht, ndërsa pastaj vazhduan me votimin për ligjet nga mbledhja e 34-t. Në mbledhjen e 30-të nuk janë votuar vetëm dy ligje edhe atë Propozim ligji për shlyerjen e normës së interesit dhe riprogramin e borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike, me procedurë të shkurtër dhe propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tokë bujqësore, në lexim të parë.
Në kuadër të mbledhjes së 30-të janë miratuar ndryshimet e Ligjit për përdorimin e gjuhës së shenjave, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim të detyrueshëm kapital pensional të financuar, të Ligjit për sigurimin e pensionit vullnetar të financuar plotësisht, ligjin për mbrojtjen nga ngacmimi në punë, ndryshimet në Ligjin për praktikë, ndryshime dhe plotësime të Ligjit për vullnetarizëm, të Ligjit për pagesën e pensioneve dhe shtesave pensionale nga Sigurimi pensional, kapital i financuar, ndryshimet e Ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për punësim dhe sigurim në rast të papunësisë, të gjitha me procedurë të shkurtuar, si dhe Projektligji për shlyerjen e normës së interesit dhe riprogramimin e borxheve dhe shpenzimeve të ndërmarrjeve publike dhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për tregti, me procedurë të shkurtuar. Gjithashtu në këtë seancë janë ndryshimet në Ligjin për mallrat audiovizive, Ligjin për muzetë, ligjin për përmendore dhe memoriale dhe ndryshimet në Ligjin për veprimtarinë botuese, të gjitha në procedurë të shkurtuar.
Kuvendi vazhdoi me votimin për pikat, nga rendi i ditës së mbledhjes së 34-të në të cilën në rend dite janë ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për kundërvajtjet, të Ligjit për veprimtari me objekte të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të Ligjit pët financim të njësive të vetëqeverisjes lokale, të gjitha në lexim të parë, planet financiare të MTV-së, interpretimeve autentike dhe të tjera.
Propozim ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes palëve të Marrëveshjes Veriatlantike për Siguri të Informacioneve, si dhe shumë pika të tjera janë në rend dite të mbledhjes së 39-të.
Në këtë mbledhje në rend dite janë edhe vendimet për ndryshimin e nenit të Komisionit Rregullator dhe Shërbime Ujore, për shpalljen e thirjes publike të shoqatave nga sfera e të drejtave të njeriut, të drejtës policore dhe gjyqësorit, për publikimin e konkursit publik për ndryshim të anëtarëve të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audivizuele, në konkurs publik për ndryshim të anëtarëve të Këshillit Programor të Radio-televizionit të Maqedonisë, për konkurs publik për ndryshim të anëtarit të Komisionit Shtetëror për Ankesa për Furnizime Publike. Konkurs publik për ndryshim të anëtarit të Komisionit të Agjencisë për Komunikime Elektronike, konkurs publik për zgjedhjen e anëtarëve për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe për publikimin e shpalljes publike për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit për Mbikëqyrje Civile.
Deputetët, në këtë mbledhje, duhet të deklarohen edhe për Propozim ligjin për huamarrje të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka Ndërkombëtare për Rimëkëmbje dhe Zhvillim – Banka Botërore pas Marrëveshjes për hua për financim shtesë të projektit për lidhje të rrugëve lokale, me procedurë të shkurtër, si dhe për Propozim ligjin për garanci të Republikës së Maqedonisë së Veriut të obligimeve pas Marrëveshjes financiare Kovid-19 përgjigje të Maqedonisë së Veriut – Banka për Zhvillim e Maqedonisë së Veriut SHA Shkup, dedikuar për financim të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe ndërmarrje me kapital të mesëm të tregut, i cili do të lidhet ndërmjet Bankës Evropiane për Investime dhe Bankës për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut SHA Shkup dhe për Propozim ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Mbështetje Financiare për uljen e pasojave të shkaktuara nga koronavirusi ndaj prodhimtarisë, blerjes të rrushit dhe industrisë së verës, të dyja me procedurë të shkurtër. Në rend dite janë edhe ligje të tjera.