• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home EKONOMI

Janë ndarë 206 milionë denarë përmes MSIP për projekte kapitale

May 5, 2021
in EKONOMI, EKOLOGJI, POLITIKË
Besimi: Prioritet është kthimi më i shpejtë drejt rritjes solide ekonomike, korrigjim i mundshëm i projeksioneve për këtë vit
Share on FacebookShare on Twitter

Përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP, i realizuar nga Ministria e Financave me përkrahje të Bankës Botërore, nëntë komunave u janë ndarë 206.6 milionë denarë ose 3.4 milionë euro, nga të cilat 43.8 denarë janë grante për projekte kapitale të tilla si ndërtimi dhe rikonstruimi i rrugëve lokale, rikonstruimi i rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i stacioni pastrues, rikonstruimi i tregut dhe furnizimi me makineri komunale. Me këtë rasti, ministri i Financave Fatmir Besimi sot realizoi takim me kryetarë të komunave dhe përfaqësues të nëntë komunave nga Velesi, Sveti Nikolla, Çairi, Strumica, Negotina, Gazi Baba, Çeshinovë Oblesheva, Bërvenica dhe Pehçeva.

Ministri i Financave Besimi theksoi se përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP, me fond të përgjithshëm prej pothuajse 102 milionë euro ku deri më tani janë përkrahur mbi 260 investime kapitale në të gjitha komunat në vend – siç janë ndërtimi i rrugëve lokale, infrastruktura komunale, kopshtet dhe infrastrukturë tjetër komunale.

“Kemi të bëjmë me rreth 6 km rrugë lokale, rikonstruim të tregut dhe furnizim me makineri komunale, por këto projekte kanë me të vërtetë rëndësi të madhe për popullatën lokale. Për shembull, furnizimi i një makine për gërmim për ndërmarrjen komunale në Bërvenicë, gjatë kohës së dimrit do të jetë më e lehtë të mirëmbahen rrugët lokale nga bora, si dhe shtretërit e lumenjve. Qëllimi ynë është që përmes këtij projekti të ofrojmë shërbime më të mira publike në secilën komunë në vend dhe kështu të krijojmë kushte më të mira jetese për të gjithë qytetarët tanë”, tha ministri Besimi.

Në kuadër të këtyre projekteve, komuna e Velesit ka marrë hua prej 46 milionë denarë për rikonstruimin e tregut të qytetit, komuna e Sveti Nikollës ka marrë hua prej 43 milionë denarë për ndërtimin dhe rikonstruimin e disa rrugëve në Rudinë, komuna e Çairit hua prej 39.7 milionë denarë për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugën e lagjes “Dizhon”, komuna e Negotinës 19.9 milionë denarë për rikonstruimin e rrugëve lokale në zonën e qytetit, Çeshinovë Oblesheva hua prej 8.4 milionë denarë për rikonstruimin e 7 rrugëve dhe Brvenica hua prej 5.7 milionë denarë për furnizimin e një makine të kombinuar për gërmim për ndërmarrjen komunale publike.

Në komunën e Çairit, do të rikonstruohet rrjeti i ujësjellësit, kanalizimi fekal dhe atmosferik në gjashtë pjesë të rrugës “Dizhonska”.

Me nënshkrimin e marrëveshjes së sotme për shfrytëzimin e mjeteve nga Projekti për përmirësimin e shërbimeve komunale – MSIP2, përmes të cilit në mënyrë transparente dhe me përmbushjen e të gjitha kushteve, siguruam rreth 40 milionë denarë për realizimin e projektit për rikonstruimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimin fekal dhe atmosferik në rrugën e lagjes “Dizhon”.

“Më lejoni gjithashtu, të shpreh falënderimin tim ndaj angazhimit të Ministrisë së Financave dhe ministrit Besimi për realizimin e këtij projekti”, theksoi kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.

Si rezultat i realizimit të suksesshëm paraprak të nënprojekteve përmes Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, Strumica mori grante në vlerë prej 24 milionë denarë për ndërtimin e dy rrugëve servisore dhe kolektorëve në vendin Sofillar, Gazi Baba në vlerë prej 18.3 milionë denarë për ndërtimin e stacionit pastrues në zonën e Smilkovcës dhe Pehçeva mori grant në vlerë prej 1.6 milionë denarë për ndërtimin e rrugëve lokale në fshatin Cërnik.

Kryetari i komunës së Velesit, Aco Kocevski, theksoi se me rikonstruimin e tregut të qytetit, Velesi do të bëhet me treg modern dhe urban sipas të gjitha standardeve. Me realizimin e këtij nënprojekti pritet të sigurohet hapësirë ​​më e madhe dhe e organizuar më mirë sa i përket tregut të qytetit me kushte sanitare dhe higjienike, duke përfshirë rrugë të qasshme për shpërndarjen e produkteve në treg, hapësirë për parkim dhe të gjitha kushtet e tjera të nevojshme për funksionim normal të objektit.

Next Post
Mariçiq – Saiti: Pushteti gjyqësor duhet të punojë në përmirësimin e besimit të opinionit

Mariçiq: Reformat në gjyqësi vërehen nga faktori ndërkombëtar

Tërbimet në shkollat duhet të ndalen, ndërsa të involvuarit të përgjigjen sipas ligjit

Policia e Tetovës po heton dhunë fizike ndaj një fëmije të xhiruar dhe publikuar në rrjetet sociale

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom