• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

REL: Kosova shpreson që Greqia ta njohë si Shtet

April 20, 2021
in BALLINA, LAJME, POLITIKË, RAJON
Kosova sot e shënon 13-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës (MPJD), Donika Gërvalla ka marrë ftesë nga Greqia, që zyrtarisht ta vizitojë atë vend, konfirmuan për Radio Evropa e Lirë (REL) nga MPJD në Prishtinë.

Burimet nga REL thonë se, Donika Gërvalla me kënaqësi do t’i përgjigjet ftesës, por tani për tani nuk mund të thonë kur do të realizohet vizita në Athinë.

Greqia është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, që ende nuk e ka njohur Kosovën, megjithatë ky shtet ka Zyrë për lidhje në Prishtinë. Krahas Greqisë, pavarësinë e Kosovës ende nuk e kanë njohur as anëtaret e BE-së, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Spanja.

Sipas REL, ftesa për Gërvallën që ta vizitojë Athinën është dërguar përmes drejtoreshës së Zyrës greke në Kosovë, Krisulla Aliferi, në takimin që ka pasur me 15 prill, me kryeministrin kosovar, Albin Kurti.

Në takimin, Albin Kurti ka kërkuar nga Aliferi që Greqia t’u bashkangjitet shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por sipas qëndrimit të Athinës zyrtare, të publikuar në ueb faqen e Zyrës për lidhje në Prishtinë, çështja e njohjes varet nga rezultati i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Nga MPJ-ja e Kosovës thonë se Prishtina zyrtare dhe Athina tanimë kanë marrëdhënie të mira bilaterale dhe shtojnë se Kosova është shumë e interesuar për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me Greqinë.

“Kosova është e përkushtuar në përforcimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen, e me qëllim që kjo të rezultojë me njohjen nga Greqia, si vend më i rëndësishëm për ne në BE dhe në rajon”, thonë nga Ministria, duke shtuar se Kosova është optimiste lidhur me këtë çështje, duke e marrë parasysh përforcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

REL njofton se ka dërguar një shkresë deri te Zyra greke për lidhje në Prishtinë me pyetje, nëse Athina zyrtare e ka ndryshuar qëndrimin e saj, kur është në pyetje statusi i Kosovës, por deri në publikimin e tekstit, nuk ka arritur përgjigje.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kërkuar edhe nga shefi i Zyres për lidhje të Sllovakisë në Kosovë, Radisllav Kostillnik, që vendi i tij t’i bashkangjitet grupit prej 20 anëtarëve të BE-së, të cilat e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Pavarësinë e Kosovës deri tani e kanë njohur 117 vende, ndërsa njohja e fundit erdhi nga Izraeli, në fillim të shkurtit të këtij viti. Vendoja e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës dhe Izraelit ndodhi pas vendimit për njohje, i cili u konfirmua me Marrëveshjen e Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Prishtinës dhe Beogradit, të nënshkruar më 4 shtator të vitit 2020 në Shtëpinë e Bardhë, me ndërmjetësim të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump.

Next Post
Llukarevska: Në mars 54.662 punëtorë nuk kanë marrë pagë

Llukarevska: Në mars 54.662 punëtorë nuk kanë marrë pagë

Fruthi edhe te mjekët dhe punëtorët e shëndetësisë

Në Serbi, deri më tani, janë vaksinuar gati 15.000 qytetarë të Maqedonisë së Veriut

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom