• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Edshtadler: Nuk kam mirëkuptim për bllokadën nga Bullgaria dhe apeloj ta tërheq atë

April 15, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Edshtadler: Nuk kam mirëkuptim për bllokadën nga Bullgaria dhe apeloj ta tërheq atë
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut është kandidat për shëmbëlltyrë dhe dua të them qartë se gjatë presidencës portugeze korniza negociuese për konferencën e parë shpejt duhet të finalizohet. Çdo vonesë e mëtejshme do të na lë humbës. Sinqerisht, them se, nuk e kuptoj që Bullgaria edhe më tej po bllokon.

Kjo u deklarua sot nga ministrja austriake për Evropë dhe Kushtetutë Karoline Edshtadler në një konferencë të përbashkët për shtyp në Vjenë me zëvendëskryeministrin për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov.

Edshtadler tregoi se Maqedonia e Veriut është kandidat për shëmbëlltyrë dhe se madje ndryshoi emrin për të arritur hapa të vërtetë drejt Evropës, duke kujtuar se nën presidencën gjermane u bënë përpjekje të mëdha për të zgjidhur bllokadën bullgare, por kjo dështoi.

Ministrja austriake e theksoi mbështetjen që Vjena do të vazhdojë t’i japë Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke shtuar se Austria ka fokus të veçantë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me të cilin, siç tha, nuk ka asnjë rrënjë historike.

Nga ana tjetër zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Nikolla Dimitrov, e falënderoi për mbështetjen e zëshme, parimore, miqësore dhe të vazhdueshme nga Vjena për të ardhmen evropiane të të gjithë Ballkanit, si dhe për bashkëpunimin dhe mbështetjen në lidhje me Kovid-19, bazuar në parimin e solidaritetit si një vlerë unifikuese evropiane.

“Maqedonia e Veriut menjëherë duhet ta marrë validitetin e shumëpritur dhe të merituar përmes konfirmimit të kornizës negociuese dhe realizimit të Konferencës ndër-qeveritare. Nevojiten hapa vendimtare për t’ju rikthyer fuqia e vizionit evropian në rajon. Përafrimi i procesit evropian do të thotë besim i rritur, ndikim dhe parashikueshmëri e perspektivës evropiane në përputhje me pozitën austriake se nuk ka alternativë tjetër për procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, gjë që do të shtojë dinamikë pozitive dhe energji të re e të nevojshme për avancimin e imazhit të BE-së si aktor strategjik”, tha Dimitrov.

Bashkëbiseduesit potencuan nevojën për realizimin e vendimit të pakushtëzuar të vjetshëm të Këshillit për Punë të Përgjithshme (GAK) të BE-së për fillimin e negociatave aderuese. Dimitrov falënderoi për angazhimin aktiv të Austrisë lidhur me prioritizimin e çështjes së Ballkanit Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së si dhe iu referua rezultateve të vazhdueshme në sferat kyçe reformuese së bashku me përkushtimin e vendit për tejkalimin e sfidave të imponuara në kontekst të kornizës negociuese.

“Maqedonia e Veriut menjëherë duhet ta marrë validitetin e shumëpritur dhe të merituar përmes konfirmimit të kornizës negociuese dhe realizimit të Konferencës ndër-qeveritare. Nevojiten hapa vendimtare për t’ju rikthyer fuqia e vizionit evropian në rajon. Përafrimi i procesit evropian do të thotë besim i rritur, ndikim dhe parashikueshmëri e perspektivës evropiane në përputhje me pozitën austriake se nuk ka alternativë tjetër për procesin e zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, gjë që do të shtojë dinamikë pozitive dhe energji të re e të nevojshme për avancimin e imazhit të BE-së si aktor strategjik”, tha Dimitrov.

Në takim u konfirmua mbështetja e vazhdueshme parimore nga ana austriake, si dhe angazhimi personal i ministres Edshtadler për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si dhe u shkëmbyen mendime lidhur me hapat e mëtejme për realizimin e perspektivës evropiane të vendit si dhe ndihma teknike nga Austria në këtë drejtim. Për këtë qëllim, u konfirmua pranimi i ftesës për vizitë kthyese të ministres Edshtadler, që duket të realizohet në fillim të muajit maj të këtij viti. Njëherit, u diskutua edhe strategjia për vaksinim dhe u shqyrtuan mundësitë për rritjen e ndihmës në ballafaqimin me pandeminë e Kovid-19.

Next Post
SHGM e dënon ndalimin e Tellmës për komentim në internet

Përparim në njohuritë digjitale te të rinjtë, për personat e të gjitha grupmoshave mesatarja është më e ulët nga BE

Dimitrov në Berlin në takim me Mas

Dimitrov: Duhet të shpallim sukses të përbashkët me Bullgarinë këtë vit

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom