• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DREJTËSI

Tetë muaj burg për Betim Kasamin, pjesëmarrës në protestat kundër aktvendimit për rastin “Monstra”

March 31, 2021
in DREJTËSI, BALLINA, LAJME
Tetë muaj burg për Betim Kasamin, pjesëmarrës në protestat kundër aktvendimit për rastin “Monstra”
Share on FacebookShare on Twitter

I akuzuari Betim Kasami, është dënuar me tetë muaj burg për ngjarjet e dhunshme të 26 shkurtit kur u protestua kundër aktvendimit për rastin “Monstra”. Gjykata gjatë caktimit të dënimit, tha se e ka marrë parasysh gjendjen shëndetësore të të akuzuarit.

I akuzuari Betim Kasami, para gjykatës u deklarua se e pranon fajin për veprën e kryer penale, pjesëmarrje në turmë të dhunshme.

“Po, isha në protestë. E pranoj veprën. Me vullnetin tim e pranoj veprën. Më vjen keq për veprën e kryer dhe e lus gjykatën të më dënojë më pak”, tha I akuzuari Kasami.

Përfaqësuesja e aktakuzës, prokurorja Maria Demirova – Panajotova, në fjalët përmbyllëse kundër të akuzuarit Kasami, tha gjendja faktike në këtë lëndë është e pakontestueshme dhe se I akuzuari e ka kryer veprën penale, përkatësisht kërkoi I njejti të shpallet fajtor. Njëherit, kërkoi që gjykata t’I marrë parasysh rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese, mes tjerash edhe pasojat që u krijuan si rezultat I veprës së kryer (lëndim I 11 nëpunësve policorë).

Avokatja Ivanka Jakimovska theksoi se I akuzuari Kasami, është person I ri I cili për herë të parë është në konflikt me ligjin, përkatësisht me masën e paraburgimit ka kuptuar se ka gabuar.

“Para vetes keni person I cili në mënyrë naïve kishte hyrë në këtë ngjarje penale, kjo është edhe shtesa se  në këtë ngjarje kishte hyrë si ruajtës I rendit. I bartur nga turma, nuk ka mundur të reagojë siç duhej të reagonte”, tha avokatja Jakimovska.

Nëpunësit policorë të cilët ishin pjesë e sigurimit të protestave kundër aktvendimit për rastin “Monstra”, u ndanë lidhur me kërkesën dëmtuese dhe inkuadrim drejt ndjekjes penale.

Gjykimin për ngjarjet e dhunshme nga 26 shkurti e udhëheqë gjykatësi Marin Stanevski.

Në seancë paraprake për këtë ngjarje, me nga një vit burg u dënuan tre persona të cilët sipas aktakuzës morën pjesë në protestat e dhunshme të 26 shkurti.

Njëherit, mbrojtja e të akuzuarit Fabio Idrizi, I dyshuar se ka marrë pjesë në protestat e dhunshme kundër aktvendimit për rastin “Monstra”, ka parashtruar në gjykatë listë të dëshmitarëve me qëllim të rrëzimit të aktakuzës parashtruar nga prokuroria e Shkupit.

Gjykata në këtë rast e angazhoi avokatin Asmir Alispahiq në afat prej tre ditëve t’I parashtrojë adresat e dëshmitarëve të propozuar të cilëve gjykata duhet t’u dërgojë ftesa.

Next Post
Numri i të infektuarve në botë arriti 77 milionë, OBSH e hulumton llojin e ri të koronavirusit

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse do të mbajë mbledhje, sipas gjitha gjasave nuk do të ketë masa të reja restriktive

Zoran Zaev: Qytetarët nuk do të lejojnë autoritarizëm të ri

Për Zaevin qëndrimet e Pendarovskit dhe Filipçes janë shprehje e lirisë, por megjithatë reagimi i presidentit nuk ka qenë adekuat

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom