• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Për Zaevin qëndrimet e Pendarovskit dhe Filipçes janë shprehje e lirisë, por megjithatë reagimi i presidentit nuk ka qenë adekuat

March 31, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Zoran Zaev: Qytetarët nuk do të lejojnë autoritarizëm të ri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Zoran Zaev lidhur me qëndrimet e parashtruara të presidentit Stevo Pendarovski dhe ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe për vaksinimin e qytetarëve tanë në Serbi, sot deklaroi se për të, kjo është shprehje e lirisë, por megjithatë vlerësoi se reagimi i Pendarovskit nuk ka qenë adekuat.

“Për mua fillimisht është liri dhe ajo që po ndodh mes presidentit dhe ministrit është liri. Normalisht kur një ministër i Qeverisë sime reagon, unë e di atë, dhe nuk do të duhej të bëj distancime e ngjashëm. Unë di për këtë, ministri më konsultoi. Sulmi me të vërtetë është joadekuat, unë e respektoj presidentin shumë, kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, por e dini nuk e kemi të lehtë askush. Çështja është se çka bëjmë të në këto momente, që sa më shpejtë të gjejmë vaksina, t’i sjellim, imunizimi të zbatohet e ngjashëm”, tha Zaevi.

Si Qeveri, tha ai, nga vet fillimi sqaruam se është zgjedhje e lirë e qytetarëve nëse do të shkojnë në vend miqësor fqinj që ta marrin vaksinën.

“Por shteti nuk do të merr pjesë në atë punë, madje edhe me dhënien e lejeve gjatë orës policore. Jo, pasi si shtet nuk mund të marrim përgjegjësi. Mos dhashtë Zoti diçka të ndodh, si ne të marrim përgjegjësi për këtë punë”, tha Zaev.

Sipas kryeministrit, Serbia ka treguar akt të madh miqësor dhe këtë nuk mund ta anashkalojmë.

“Do të thotë ata i kanë hapur dyert edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve tjera të vaksinohen dhe kjo është në rregull. Sot vaksinimi është problematikë globale dhe çdo solidaritet dhe ndihmë është për t’u përshëndetur. Por në të njëjtën kohë, nuk mund ne të shkojmë, nuk di, një shërbim të tërë shtetëror të dërgojmë të vaksinohet. Kjo është e palejueshme për shtetin. Ne jemi shtet. Mundet secili individ dhe i punësuar në administratën publike të shkojë inidividualisht”, tha kryeministri Zaev.

Ai tha se ka dhënë instruksione se si insitucione jo, por si qytetarë mundet secili të shkojë.

“Ne pamë prindër të një deputeti, prindër të politikanëve, mund të ketë edhe ndonjë politikan të ketë shkuar, nuk  e dimë këtë, por këtë individualisht e ka bërë, jo si institucion, jo si shtet”, tha Zaev.

Next Post
Xhaferi: Nuk mund të them se kur do të sillen ndryshimet e Ligjit për regjistrim ka procedura që duhet të respektohen

Xhaferi: Nuk mund të them se kur do të sillen ndryshimet e Ligjit për regjistrim ka procedura që duhet të respektohen

Pozita tregon për përfitimet nga regjistrimi, opozita edhe më tutje kërkon shtyrjen e tij

Akoma e pasigurt nëse do të mbahet ose anulohet regjistrimi

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom