• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Mariçiq: Tensionet do të duhej “të ulen në mënyrë natyrale” pas zgjehdjeve në Bullgari

March 31, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME, POLITIKË
Mariçiq: Do të ngritet niveli i mbrojtjes së gazetarëve dhe punonjësve mediatikë
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet mes Maqedonisë së Veriut dhe fqinjit të saj lindor, Bullgarisë, që po e bllokojnë kandidaturën për anëtarësim të Shkupit në BE, do tl duhej “në mënyrë natyrale të ulen” pas zgjedhjeve të 4 prillit në Bullgari, thotë ministri I Drejtësisë, Bojan Mariçiq në intervistë për “Euroaktiv”.

Me dialog intensive pas zgjedhjeve bullgare, Mariçiq në intervistë thekson se mund të arrijmë marrëveshje nëse kemi gatishmëri të vërtetë dhe vullnet për atë … dhe nëse kërkojmë zgjidhje që do të bazohet në respekt të ndërsjelltë, në racionalizëm, në vlera evropiane dhe në konceptet modern të shekullit 21.

Në pyetjen nëse është strategji e mire të pritet epilogu nga votimi, duke pasur parasysh atë që duket sikur në Bullgari ka konsensus ndërpartiak për veton kundër Shkupit, Mariçiq tha se Maqedonia e Veriut duhet të shohë se kush është partner I saj në negociata.

Euroaktiv thekson se vendi dy herë kërkoi ekstradim të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, I cili është aleat I afërt I kryeministrit hungarez, Viktor Orban, por me sukses të vogël.

“Atëherë, kur ndodhi kjo, u dakorduam se edhe krahas dallimeve të fuqishme që I kemi për këtë rast konkret, kjo nuk  do t’I dëmtojë relacionet tona të përgjithshme dhe mund t’ju bind se deri më tani ato relacione ishin në nivel të lartë”, thotë ministri Mariçiq për “Euroaktiv”.

Në intervistë, Mariçiq thekson se vendi është mjaft I vetëdijshëm për rëndësinë e lirisë së mediumeve, dhe se mëson nga koha kur Gruevski ishte në pushtet, dhe se “prandaj jemi shumë të kujdesshëm lidhur me atë se çka mund të bëjmë dhe sit a ndjekim situatën me mediumet e financuara nga kompanitë hungareze”.

“Do të thotë, kësaj nuk I qasemi me paragjykime. Sepse çdo investim I huaj është I mirëseardhur, pa marrë parasysh nëse vjen nga Hungaria apo cili do vend tjetër. Por, kuptohet, kjo duhet të jetë në pajtim me të gjitha ligjet”, thotë Mariçiq për “Euroaktiv”.

“Euroaktiv” përkujton se qeveria në Shkup po përgatitet të mbajë regjistrim nacional, të parin pas 19 viteve, pasi që tentimi I fundit u anulua pas reagimeve të shumta politike në vitin 2011.

“Ajo që dallon kësaj radhe është se regjistrimi tërësisht është zbatuar nga ekspertë, e jo nga politikanë”, tha Mariçiq, duke cekur se numërimi do t’I përmbushë standardet e entit për statistika të BE-së, Eurostatit.

Lidhur me kritikat nga eurodeputeti bullgar Angell Xhambaski se rreth 130 mijë bullgarë nuk kanë të drejtë të deklarohen si bullgarë në regjistrimin e ardhshëm, Mariçiq thotë se “është thënë e pavërtetë e madhe se bullgarët nuk do të mund të regjistrohen në regjistrim, të gjitha grupet etnike … e kanë mundësinë e  njejtë”.

Në regjistrimin e vitit 2002, vetëm rreth 1.500 njerëz prej dy milionëve janë deklaruar bullgarë.

Sipas Mariçiqit, “shumë apo shumica e këtyre njerëzve të cilët kanë marrë shtetësi bullgare e kanë bërë atë për shkaqe kryesisht ekonomike sepse ajo u jep mundësi të punojnë jashtë vendit, në bashkimin Evropian, pa kurfarë miratime apo licenca të posaçme”.

Next Post
Filipçe: Të gjitha vaksinat që do t’i sjellim në vend do të jenë të certifikuara dhe të sigurta në mënyrë të duhur

Filipçe: Vaksinimi i të moshuarve me “AstraZeneka” po zhvillohet mirë

Mariçiq: Ende jemi përballë betejave, por drejtimi është i duhur, dyert e BE-së janë të hapura

Mariçiq: Në Ditën e gjyqësorit morëm edhe një raport inkurajues për situatat me të drejtat e njeriut në SHBA

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom