• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home INTEGRIME

Osmani: Zgjidhja e kontestit me Bullgarinë nuk është kusht I BE-së për fillim të negociatave, por vendimet atje sillen me konsensus

March 15, 2021
in INTEGRIME, BALLINA, LAJME
Osmani: Bisedimet në Sofje janë bazë e mirë për të vazhduar më tutje
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri I Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nuk konsideron se zgjidhja e çështjeve kontestuese me Bullgarinë fqinje është ngritur si kusht I Bashkimit Evropian për fillim të negociatave për anëtarësim. Ai thotë se insistimi I eurokomisarit për zgjerim Oliver Varheji që kjo çështje të zgjidhet më shpejtë  vjen për shkak të faktit që, siç tha, të gjitha vendimet në union sillen me konsensus dhe se përderisa nuk ka pajtueshmëri nga Bullgaria, procesi I negociatave nuk mund të fillojë.

“Politikat për zgjerim në Këshillin e Evropës sillen me konsensus dhe nëse nuk ka pajtueshmëri të njërës nga 27 vendet-anëtare, procesi nuk mund të lëvizë përpara. Kështu që, derisa Republika e Bullgarisë nuk jep pajtueshmëri për miratimin e kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës ndërqeveritare, kjo do të thotë se nuk ka konsensus dhe nuk mund të lëvizë përpara. Supozoj se në atë kontekst është vendosur çështja me Bullgarinë, jo si kusht I BE-së, sepse 26 vende anëtare ishin për tekstin e kornizës negociuese gjatë muajve të kaluar dhe për fillim të negociatave në dhjetor, kundër ishte vetëm Republika e Bullgarisë”, tha Osmani, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp kushtuar regjistrimit të diasporës.

Ai thotë se tani për tani nuk ka asgjë të re lidhur me bisedimet me Bullgarinë. Fokusi ynë, potencoi Osmani, për momentin janë gjërat nga Marrëveshja me Bullgarinë për të cilat kemi më pak dallime, sepse, siç tha, është e qartë se politika në Sofje është e fokusuar në çështjet e tyre të brendshme dhe zgjedhjet të cilat do të mbahen së shpejti.

Por, potencoi ministri I Punëve të Jashtme, është mire gjatë kësaj periudhe të shfrytëzohen ditët që të komunikojnë institucionet sa I përket politikave sektoriale.

“Komisioni për çështje historike dhe arsimore gjatë ditëve të kaluara mbajti mbledhje, ato duhet ta miratojnë raportin vjetor për punë të këtij komisioni dhe ky dokument së bashku me planin e aksionit, I cili pothuajse është dakorduar, janë parakushte që të mbahet ky takim.

Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji, para tre ditësh në Forumin e Tiranës deklaroi se vendi ruajti hapin stabil në implementimin e reformave të BE-së., posaçërisht në pjesën e kushteve fundamentale, por se është “me rëndësi shpejtë të gjendet zgjidhja e përbashkët e pranueshme për çështjet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”.

Next Post
Ministria e Ekonomisë e përgatiti Propozim-ligjin e parë për PPP-në në vend

Bekteshi: Mbështetja financiare prej dy milionë denarëve për masa për mbrojtje të të drejtave konsumatore

Fillon regjistrimi i mërgimtarëve, diplomatëve, të burgosurve dhe të pastrehëve

Video magazinë politike – SKEN: Regjistrimi është me rëndësi thelbësore, duhet të mbahet që të shohim cilët jemi dhe çfarë jemi!

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom