• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BALLINA

Pendarovski në 78 vjetorin e Holokaustit të hebrenjve maqedonas në Treblinka: Falim, por nuk harrojmë

March 11, 2021
in BALLINA, LAJME
Pendarovski në 78 vjetorin e Holokaustit të hebrenjve maqedonas në Treblinka: Falim, por nuk harrojmë
Share on FacebookShare on Twitter

Në kujtim të Holokaustit të hebrenjve maqedonas në kampin e vdekjes në Treblinka më 11 mars të vitit 1943, presidenti Stevo Pendarovski në oborrin e Kabinetit sot mbolli një lis. Në të njëjtën kohë, në emër të tij, siç u njoftua nga Kabineti i Pendarovskit, dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Izraelit, një pemë u mboll në Jerusalem, në park pyllin e paqes, Amandav.

Duke theksuar se fidanët janë një shprehje respekti për komunitetin e vogël, por jashtëzakonisht të rëndësishëm hebre në Maqedoninë e Veriut, presidenti Pendarovski tha në mesazhin e tij se me shekuj, komuniteti hebre ka qenë një pemë e frytshme në tokën maqedonase.

“Në frymën e bashkëjetesës, hebrenjtë jetuan me ne, si pjesë e jona. Hebrenjtë u pranuan dhe respektuan si mikpritës të mirë, fqinjë besnikë dhe esnafë të zellshëm. Dëshira jonë si shtet dhe si popull është që komuniteti hebre të rritet përsëri në një pemë të frytshme. Le të ushqehen rrënjët e tyre nga kujtimet dhe le të sjellin degët shpresë për të ardhmen”, theksoi presidenti.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore u vranë më shumë se gjashtë milionë hebrenj. Vetëm në kampin Treblinka, për rreth një vit janë vrarë rreth 900.000 gra, burra dhe fëmijë, duke përfshirë 7.144 hebrenj maqedonas nga Shkupi, Manastiri dhe Shtipi, duke përfaqësuar sa 98 për qind të komunitetit hebre maqedonas.

“Holokausti është pasojë logjike e vakuumit moral në të cilin gjithçka ishte e lejuar, përfshirë edhe zhvlerësimin e jetës njerëzore dhe dinjitetin e saj të lindur. Kjo e keqe absolute duhet të dënohet absolutisht. Ne nuk duhet të lejojmë që e vërteta për Holokaustin të relativizohet dhe të harrohet. Është detyrë e jonë ta kujtojmë që të mos ndodhë më kurrë”, tha Pendarovski.

Në shënimin e 78 vjetorit të Holokaustit të hebrenjve maqedonas ishte i pranishëm edhe Konsulli i nderit të Shtetit të Izraelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gradimir Shumkovski. Nga Jerusalemi u drejtuan onlajn përfaqësuesit e Fondit kombëtar hebraik, Jewish Impact, si dhe një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit.

Në kujtim të Holokaustit të 7144 hebrenjve maqedonas, një përfaqësues i Zyrës së presidentit vendosi lule para Monumentit për hebrenjve të deportuar maqedonas në Shkup. 

Next Post
KSHPK-ja ka hapur tre lëndë për akumulimin e funksioneve kundër personave zyrtarë

KSHPK do të grumbullojë informacione për furnizim të vaksinave kineze, pas çka do të vendosë nëse ka elemente për hapjen e lëndës

Filipçe: Të gjitha vaksinat që do t’i sjellim në vend do të jenë të certifikuara dhe të sigurta në mënyrë të duhur

Filipçe: Nuk ka asgjë të paligjshme, asgjë të parregullt gjatë furnizimit të vaksinave kineze

[mc4wp_form id=”34312″]

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom