Kemi dy parime si gjithmonë kur bëhet fjalë për furnizime të tilla, dhe ato janë kujdesi dhe rregullsia. Absolutisht i hedh poshtë të gjitha akuzat të cilat këto ditë u përhapën nëpër disa media se bëhet fjalë për disa veprime të parregullta, të paligjshme, se bëhet fjalë për disa provizione. Këtë sot e deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në lidhje me furnizimin e vaksinave kineze.
“Më vjen keq që gjithçka del në media që janë afër VMRO-DPMNE-së opozitare, ja sajtet e tyre dhe ajo që doli në atë italian këtu gjithashtu afër tyre “La verita” janë dokumente të cilat ne i kemi dërguar tek shumë kompani në mënyrë që të marrim sa më shumë informacione për mundësitë për furnizimin e vaksinave. Në këtë kuptim dhe kjo konkretisht për 200 mijë vaksina kineze nga kompania “Sinofarm” është bërë sipas të njëjtave parime të detajeve”, tha Filipçe dhe i prezantoi detajet.
Pas përpjekjeve fillestare për të bërë kontakt të drejtpërdrejtë me fabrikën, në çka nuk arritëm ta bëjmë, shpjegoi, kërkuam ndihmë nga disa prej kompanive tona kineze aktive në vend që operojnë “Pauer Çajna”, më tej “Sinohidro” të cilët na treguan për disa kompani të cilat mund të na bashkojnë dhe kjo dha rezutat.
“Gjatë atyre bisedimeve, një marrëveshje u nënshkrua në ndërkohë, Ambasada jonë në Kinë u përfshi dhe informoi Ministrinë lokale të Punëve të Jashtme, ku ata theksuan se kjo nuk është rruga që duhet të ndjekim dhe se duhet të ndjekim rrugën e rregullt. të cilën e provuam në fillim, por fatkeqësisht nuk pati rezultate dhe për shkak të kësaj, duke dashur të shpejtojmë të gjithë procedurën, gjetëm një mënyrë alternative. Absolutisht nuk ka të bëjë me asgjë të paligjshme, asgjë të parregullt. Nuk ka të bëjë me asnjë komision dhe asgjë për të cilën opozita më akuzon këto ditë”, theksoi Filipce.
Në pjesën e përgjegjësive për vaksinat, theksoi, kjo është diçka që vlen tekstualisht për bisedimet dhe marrëveshjet me të gjitha kompanitë.
“Ky është obligim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe këtë ne e marrim tekstualisht për të gjitha vaksinat dhe të gjithë prodhuesit. Pse? Sepse Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse përmes programit të saj të imunizimit për çdo pjesë të këtyre efekteve anësore dhe që zbatohet praktikisht për çdo vaksinë që hyn në vend. Prandaj më lejoni të dënoj të gjitha këto përpjekje për të njollosur këtë proces në një situatë kaq të ndjeshme kur vaksinimi me të vërtetë duhet të vazhdojë në vendin tonë. Me këtë, opozita po përpiqet të dëmtojë reputacionin, të kompromentojë procesin dhe kështu ta rrezikojë atë, duke rrezikuar të gjithë procesin e vazhdimit të imunizimit në vendin tonë. Me këtë, dikush politikisht dëshiron të ketë një përfitim për të shënuar, dhe çmimi të jetë shëndeti i qytetarëve tanë”, shtoi Filipçe.
Lidhur me vaksinat ”Fajzer”, tha se sipas paralajmërimit nga komunikimi që e kanë tani, bëhet fjalë për 20,000 vaksina të cilat duhet të arrijnë në fund të marsit, kur pritet të vijnë mes 20,000 dhe 25,000 vaksina të kompanisë “Astra/Zeneka”

