Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në kolegjiumin e sotëm ka vendosur që të fillojë grumbullimin e informacioneve të mjaftueshme në lidhje me zërat të cilat u paraqitën në media, ndërsa kanë të bëjnë për furnizim të vaksinave nga prodhuesi kinez Sinofarm.
“Pastaj varësisht të dhënave të grumbulluara do të vendosë nëse ekzistojnë elemente të mjaftueshme për hapjen e lëndës në kompetencë të KSHPK-së”, deklaroi për MIA-n kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska.
Sipas saj, siç deklaroi për REL, në këtë situatë duhet të përfshihen edhe organet e tjera si Prokuroria Publike.
Kryeministri Zoran Zaev dje në pyetjen e gazetarëve në lidhje me shkrimet në gazetën italiane “La verita” për furnizim të vaksinave kineze për shtetin i hodhi poshtë akuzat për veprim të paligjshëm. Tha se furnizimin e vaksinave e kanë bërë përmes firmave private, në këtë rast edhe përmes Pauer Çajna, ndërsa porosia është bërë përmes Ambasadës kineze dhe MPJ-së së Kinës me kërkesë të autoriteteve kineze.
“Absolutisht mohoj çfarëdo lloj qëllimi të keq ose veprimi joligjor. Sepse në këtë periudhë kemi bërë përpjekje të furnizojmë vaksinë sipas të gjitha kanaleve të mundshme siç presin qytetarët tanë, një orë më parë. Unë mirëpo edhe ministri i Shëndetësisë e ka informuar opinionin se pas dy javësh pritje të aktiviteteve të Ambasadës kineze, ne direkt përmes Sinofarm nuk kemi mundur të kontaktojmë dhe porositëm përmes kompanive private të cilat MPJ nuk i konfirmoi dhe për atë edhe paradhënia ishte tërhequr. Tani presim të arrijnë porositë përmes MPJ-së së Kinës, gjegjësisht përmes Ambasadës kineze”, tha Zaevi.
