Numri I rasteve të reja me koronavirus edhe më tej është në rritje, posaçërisht në Ohër, Prilep dhe Kavadar, ku pati më së shumti raste nga lloji britanik I virusit, I cili po përhapet shpejtë. Sipas statistikave të fundit, në Prilep ka 650 raste aktive, në Kavadar 629, ndërsa në Ohër 438. Në Shkup edhe më tej ka më së shumti raste aktive, dhe atë 3930, në Tetovë 300 ndërsa në qytetet e tjera më pak se 300.
Në 24 orët e fundit u regjistruan 726 raste të reja të koronavirusit nga 3.144 teste të{ëra. Kanë vdekur shtatë persona, ndërkaq janë shëruar 368.
Deri më tani në vend janë kryer në vend gjithsej 526.870 teste të Kovid-19. Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 103.746, numri i të shëruarve është 91.875,ndërsa numri i vdekjeve është 3.151. Numri i rasteve aktive është 8.720.
Është rritur edhe numri I të hospitalizuarve. Në kovid-qendrat në vend po mjekohen 722 persona. Gjithsej 297 peraona të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 po mjekohen në repartet infective në kryeqytet, ndërsa në kovid-qendrat e spitaleve të vendit po mjekohen gjithsej 425 pacientë positive dhe të dyshuar me koronavirus, kumtuan dje nga Ministria e Shëndetësisë.
Në Kumanovë janë të hospitlaizuar 68 pacientë positive dhe të dyshuar me Kovid-19, në kovid-qendrën në Ohër janë të hospitalizuar 56 pacientë, në Prilep 71, në Kavadar 45, në qytetet e tjera më pak.
Në repartet infective në kryeqytet dhe në spitalet e vendit ka 386 shtretër të lire spitalorë. Në Shkup ka 53 vende të lira.
Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike disponojnë me shtretër spitalorë drejtë të cilëve ka furnizim me oksigjen. Ministria ka qasje në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen plotësisht, shtuan dje nga MSH.
Në rrjedhë është vaksinimi I punonjësve shëdnetësorë. Vaksinë kundër kovid-19 dje deri në orën 13:30 pranuan 2680 punonjës shëndetësorë.
Imunizimi po zhvillohet në spitlain modular pranë Klinikës infektive në Shkup, ndërkaq bëhet me vaksina të prodhuesit “Fajzer” të cilat shteti I mori si donacion nga Serbia.
Përmes ueb-faqes “kacinacija.mk” për vaksinim deri më tani janë paraqitur 71900 qytetarë ndërsa 46414 përmes mjekut amë. Nga gjithsej 118314 të paraqiturve për vaksinikm, 56784 qytetarë janë të moshës mbi 70 vjeç, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Për furnizimin e vaksinave dje foli kryeministri Zoran Zaev, I cili theksoi se kapaciteti I pamjaftueshëm I prodhimit edhe të kompanisë Fajzer dhe të gjitha vaksinave të tjera në botë është shkak për vonesën e vaksinave tek ne.
“Besoj se me të vërtetë ditë janë në pyetje. Vendi ynë ka ndërmarrë gjithçka që është e domosdoshme që sa më parë të marrim vaksina”, theksoi Zaev.
Ai theksoi se e fundit për të cilën po punohet është vaksina e kompanisë AstraZeneka.
“I kemi ndërmarrë madje edhe hapat në linjën e kufirit të kuq në funskion të sasive, madje edhe nëse duhet të kalojnë sasi të cilat në fund do të implementoheshin, port ë kemi porosi në fund. E tillë ishte porosia e fundit për 100 mijë vaksinat e Sputnikut, por gjithsesi kemi dyfishuar porosi nga Kina, 200 nga 200 mijë vaksina, 800 kijë përmes Mekanizmit Kovaks, 833 mijë drejtpërdrejtë me kompaninë Fajzer, që janë kontraktuar, marrëveshjet që I kemi me BE-në për shkak të Ballkanit Perëndimor…Kur t’I bëni përllogaritjet kalojmë mbi dy milionë vaksina. Vlerësimet ishin një million, do të thotë kemi bërë gjithçka duhet të bënim”, theksoi kryeministri.
Kovidi dukshëm e rriti numrin e qytetarëve të cilët kërkojnë ndihmë në Psikiatri, thotë drejtori I Klinikës universitare për psikiatri, Stojan Bajraktarov në intervistë për MIA-n.
Ai informoi se disa nga qytetarët kanë nevojë për mbështetje psikologjike për shkak të shqetësimit të tyre të rritur, frikës, brengës, tensionimit, pasigurisë dhe gjumit të çrregulluar lidhur me ndonjë anëtar të familjes të sëmurë nga Kovid-19 apo ndërkaq paparashikimit të situatës aktuale.
“Kryesisht bëhet fjalë për manifestime të ndryshme të ankthit api përkeqësimit të gjendjeve me të cilat janë përballur paraprakisht. Prundërit, ndërkaq, më shpesh janë të shqetësuar për shqetësimin e rritur tek fëmijët e tyre, problem në sjelljen e tyre dhe kanë nevojë për këshillë për atë se si më mire mund t’u qasen atyre”, sqaron mjeku Bajraktarov.
Për të lehtësuar këtë periudhë, ne shpesh rekomandojmë monitorimin dhe shkëmbimin e informacionit nga burimet përkatëse, kufizimin e aksesit në mediat sociale që mund të rrisin ankthin, ndarjen e problemeve me të dashurit dhe së bashku të arrihet të gjendet zgjidhje për disa nga problemet. Është veçanërisht e rëndësishme të ruajmë pozitivitetin, rutinën dhe kreativitetin në kushtet e kontaktit të kufizuar personal në mënyrë që t’i japim vetes mundësinë për të gjetur qasje të ndryshme ndaj problemeve tona.
Krahas ndjekjes së gjendjes me Kovid-19, pushteti po përgatitet për kryerje të operacionit statistikor, regjistrim të populaltës. Me propozim të Komisionit për sëmundje ngjitëse, Qeveria dje e miratoi Protokollin për masa preventive gjaët zbatimit të regjistrimit të populaltës, amvisërive dhe banesave në vitin 2021.
Protokolli, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, do tëparashohë masa në të gjitha tre fazat e regjistrimit, përkatësisht n[ë fazën e testimit, fazën e trajnimit dhe në fazën e zbatimit të regjistrimit në terren, posaçërisht Protokolli për regjistrim të perosnave të cilët në periudhën e zbatimit të regjistrimit janë positive me Kovid-19.
Nga MPB vazhdojnë me dënimet për mosrespektim të masës për mbajtje të maskës mbrojtëse.Gjatë 24 orëve të fundit, në raport me masën për mbajtje të mbrojtjes personale, janë rehgjistruar 422 kundërvajtje, kumtoi MPB.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve t’I respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.