• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home POLITIKË

Ivanovska: Të gjitha aktivitetet duhet të shkojnë në drejtim të njejtë drejt pastrimit të korrupsionit

March 3, 2021
in POLITIKË, BALLINA, LAJME
Ivanovska: Të gjitha aktivitetet duhet të shkojnë në drejtim të njejtë drejt pastrimit të korrupsionit
Share on FacebookShare on Twitter

Strategjia është dokument mjaft I rëndësishëm, aq më tepër që me Ligjin e ri për pastrim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave I është dhënë rëndësi e posaçme strategjisë dhe ai miratim nga ana e Kuvendit, me atë Strategjia nacionale merr peshë dhe bëhet më e pranueshme për të gjithë faktorët në shoqëri. Atë që e ndërmerr Qeveria si plan aksioni dhe masa në drejtim të përmirësimit të kapaciteteve të institucioneve të cilat duhet të jenë faktorë të zbatimit në vepër të Strategjisë nacionale, deklaroi kryetarja e KSHPK, Biljana Ivanovska.

“Lufta kundër korrupsionit është luftë shumë e rendë dhe e madhe në të cilën duhet të përfshihen të gjitha palët, kështu që të gjitha aktivitetet duhet të shkojnë në drejtim të njejtë, përkatësisht drejt pastrimit me korrupsionin”, thotë Ivanovska gjatë pjesëmarrjes në Brifingun e mëngjesit.

Ajo shfaqi kënaqësi nga debate në komisionet në Kuvend, duke e vlerësuar mjaft konstruktiv.

“Pati vërejtje, por të gjithë ishin shqyrtuar me gjendjet e konfirmuara në Strategji dhe me masat dhe aktivitetet të cilat janë propozuar. Strategjia u bë në mënyrë transparente, gjendjet janë detektuar dhe kjo është ajo që e bën Strategjinë të pranueshme nga vetë institucionet”, thotë Ivanovska.

Ajo theksoi se Komisioni është në komunikim me institucionet dhe duhet ta ndjekë realizimin e atyre aktiviteteve. Theksoi se nga Komisioni për sistem politik, u është thënë se në fund të vitit do të ketë edhe debat mbikëqyrës për atë se si ka rrjedhur realizimi I aktiviteteve dhe të jepet llogaridhënie, sepse , nënvizon ajo, ky është proces I vazhdueshëm.

“Ndjejmë se ekzistojnë ndryshime, por unë do të përsëris se gjithçka po lëvizë shumë ngadalë. Roli I KSHPK është parandalues, t’I shqyrtojë dobësitë sistematike dhe të japë rekomandime. Deri më tani kemi dhënë shumë rekomandime, por shumë pak është vepruar rreth të njejtave. 19 ligje janë hulumtuar, janë zbuluar pikat e ndjeshme por nuk është ndryshuar asnjë ligj. Që të tejkalohen këto gjendje, duhet të kthehet edhe pjesa e dytë e strategjisë, e ajo është plani i aksionit ku janë paraparë aktivitetet për tejkalimin e këtyre gjendjeve”, thotë Ivanovska.

Next Post
Shekerinska: Takimi i Radevit gabim në hapa, Maqedonia e Veriut shembull në rajon për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve

Shekerinska: Takimi i Radevit gabim në hapa, Maqedonia e Veriut shembull në rajon për respektimin e të drejtave të të gjithë qytetarëve

Arsovski: Qeveria nuk do të tolerojë situata që e prishin besimin e sistemit

Arsovski për ngjarjet me Bullgarinë: Nuk u ngjan vendeve-anëtare të NATO-s të komunikojnë në mënyrë të tillë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom