Propozim ligji për shpalljen e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur në kategorinë II – park nacional, përgatitur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, u miratua në seancën e 50-të të djeshme të Qeverisë.
“Me këtë vendi do të bëhet me parkun e katërt nacional, pas shpalljes së këtij të fundit në vitin 1958. Nëse Kuvendi e mbështet dhe e miraton propozimin tonë, ne do të bëhemi me parkun e parë nacional që nga shpallja e pavarësisë, me çka sipërfaqja totale e zonave të mbrojtura në nivelin nacional do të jetë 13.2 për qind”, kumtoi sot në konferencë për shtyp Ministri i Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor, Naser Nuredini.
Qëllimi kryesor I kësaj zgjidhjeje ligjore është shpallja e një pjese të Malit Sharr për zonë të mbrojtur të kategorisë së dytë.- Park nacional, për shkak të sigurimit të mbrojtjes së bukurive dhe vlerave të jashtëzakonshme natyrore, llojllojshmërisë dhe pasurisë së biodiversitetit, gjeodiversitetit, karakteristikave hidrologjike, peizazheve dhe vlerave të tjera, si të mira të interesit publik.
Nuredini informoi se pasi Kuvendi ta miratojë ligjin, Qeveria do të duhet të krijojë një institucion publik park nacional, brenda tre muajve, për të cilin janë siguruar mjete nga buxheti.

