Kryeministri Zoran Zaev është i zhgënjyer që Sasho Mijallkov akoma nuk është gjetur dhe nuk është dërguar në arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës. Ai pret që institucionet të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta gjetur dhe për ta dërguar në arrest shtëpiak. Pret detaje nga të gjitha institucionet kompetente për këtë rast dhe siç tha, “nëse diku do të gjendeshin lëshime, do të kërkohet përgjegjësi”.
“Pres informacion të detajuar dhe hetim të rastit nga gjykata, zyra e prokurorit publik dhe MPB-ja. Populli ynë pret zbardhjen e plotë të këtij rasti dhe marrjen e përgjegjësisë nëse vendimi gjyqësor për paraburgimin e personit që pritet të dënohet për një nga rastet më të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë të Veriut dhe kjo është zgjidhja përmes aktvendimit të Gjykatës Themelore për rastin e përgjimit ose të ashtuquajturën ‘Target-Fortesa’“, tha kryeministri Zaev, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pasi dëshmoi në rastin “Titanik”.
Theksoi se do të kërkojë përgjegjësi kur të dihen të gjitha detajet.
“Mbrëmjen e kaluar gjykata lëshoi një urdhër për arrest shtëpiak në orën 18:30, pas së cilës urdhri u mor në Byronë e Sigurisë Publike dhe veprimet u ndërmorën menjëherë. Koha është për të parë detajet dhe nëse ka ndonjë lëshim që nuk lejohet, do të kërkoj përgjegjësi”, theksoi Zaev.
Sipas tij, fakti që nuk ka asnjë marrëveshje politike me Mijallkovin, tregon se procesi gjyqësor kundër tij në rastin e përgjimit është para shqiptimit të aktvendimit.
“Nuk ka absolutisht asnjë marrëveshje politike”, shtoi Zaev, duke shtuar se është i lumtur që si pushtet ekzekutiv ata siguruan kushte me kohë, siç theksoi ai, “pas regjimit dhe grabitjes së shtetit për të organizuar proces publik që po përfundon”.
“Ky procesi ligjor, pres të përfundojë këtë javë. Tani më është paralajmëruar dënimi, ndoshta për shkak të seancave publike që janë të hapura dhe të paraqitura publikisht dhe kjo është arsyeja pse Mijallkovi nuk u gjet në shtëpi”, tha Zaev.
Ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, që nga dje pasdite është i pakapshëm, ndërsa policia nuk arriti të dorëzojë vendimin për arrest shtëpiak i cili si masë paraprake me kërkesë të prokurorisë në fundjavë u soll nga Gjykata Penale.
Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se ka shpallur urdhër-arrest kombëtar, ndërsa do të kërkojë edhe urdhër-arrest ndërkombëtar për Mijallkovin.
“Gjykata caktoi arrest shtëpiak për Sasho Mijallkovin. Ne jemi duke marrë masa dhe aktivitete për ta gjetur. Është shpallur urdhër-arresti kombëtar. Meqenëse personi nuk është gjetur, nga masat dhe aktivitetet e ndërmarra deri më tani, ne do të informojmë gjykatën dhe do të kërkojmë që të shpallet edhe urdhër-arrest ndërkombëtar”, informojnë nga MPB-ja.